PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gripi i shpendeve, raste te reja ne Japoni


E Marte, 06 Maj 2008

Japonia ka konfirmuar raste te reja te gripit te shpendeve. Kete here, bartes i virusit ishte nje mjellme e ngordhur, e gjetur ne ishullin kryesor verior Hokaido. Autoritetet lokale kane filluar nje kerkim ne pese ferma shpendesh qe ndodhen ne nje rreze prej 30 kilometrash larg nga vendi ku u gjet mjellma e ngordhur me daten 24 prill, njoftoi agjencia e lajmeve, Kiodo. Ky rast u gjet ne me pak se nje jave nga gjetja e kater mjellmave te ngordhura ne brigjet e liqenit Towada, prane pjeses veriore te ishullit Honshu, te cilat ishin te infektuara me te njejtin virus te gripit te shpendeve.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika