PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tadic merr kercenime me vdekje nga SHBA


E Marte, 06 Maj 2008

Presidenti i Serbise, Boris Tadic, ka marre kercenime me vdekje, permes nje letre qe, sipas te dhenave postare, vinte nga Cikago ne Shtetet e Bashkuara, por mediat serbe thone se origjina e saj eshte Serbia. Lajmi eshte publikuar nga mediat e Beogradit, ndersa u konfirmua dhe nga anetari i qeverise serbe, Mllagjan Dinkic, njeheresh anetar i partise se Presidentit serb. Ai tha se kercenimet jane "serioze", por nuk dha detaje te metejshme. Sipas te dhenave nga mediat serbe, Tadici ka marre nje leter, ku akuzohet per tradhti dhe se meriton “nje plumb ballit”. “Ne nje leter-kercenimi qe eshte derguar ne adrese te kabinetit te tij, Tadic ka marre porosine se "do te jape llogari per tradhti ndaj vendit dhe si tradhtar i deshmuar i popullit serb do te marre ate qe i takon – plumbin ne lule te ballit”, saktesonte dje, gazeta "Blic". “Vetem ju, tradhtaret, kijeni parasysh se vepra me e rende kunderligjore eshte tradhtia ndaj popullit dhe shtetit, ndersa ju pikerisht kete gje po beni. Prandaj, mos jini te sigurt se per kete gje nuk do t’ju kape dora e drejtesise me denimin me te rrepte te mundshem”, shkruhet nder te tjera ne letren per Tadic.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika