PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Demokratet Obama dhe Klinton, sfida e re


E Marte, 06 Maj 2008

Barack Obama vazhdon te kryesoje para Hillary Klintonit te demokratet. Sot, per te dy vjen prova tjeter: Votimet parazgjedhore ne North Carolina dhe Indiana. Nje fitore per Obamen ne Indiana do te kishte rendesi te madhe, ai mund te tregonte me kete, se ai mund te marre vota edhe ne nje shtet me shume punetore. Te dy kandidatet qe po zhvillojne fushate zgjedhore ne Indiana, te dielen u takuan per here te pare prej kohesh me njeri-tjetrin, ne nje darke tradicionale, e cila sherben per te mbledhur ndihma per Partine Demokrate.

Njerezit u binin borive te makinave ne shenje aprovimi, ndersa simpatizante te Barack Obames kryesisht te rinj ne moshe te re dhe me ngjyre kendonin dhe kercenin ne qender te Indianapolisit te dielen pasdite vone. Ne qoshen e rruges me tej, simpatizante te Hillary Klintonit kryesisht gra te te gjitha moshave.

Pak para fillimit te darkes, te dyja palet u takuan para qendres se kongresit dhe qendruan perballe njeri-tjetrit. Trafiku i rruges Maryland i ndante. Ndersa ne qendren e kongreseve pastaj oratore si Evan Bayh, senatori nga Indiana, perbetoheshin per unitetin e partise, te dy rivalet e shprehen fare qarte garen e tyre ne fjalimet qe mbajten.

KLINTON

Hillary Klinton u prezantua si grua, e cila pervesh menget dhe ka pervojen e duhur per te zgjidhur me se miri problemet e vendit. Me ze fillimisht pak te ngjirur, ajo parashtroi temat e saj. Humbjen e vendeve te punes, cmimet e larta te benzines, sigurimin e keq shendetesor dhe shanset e pabarabarta te arsimimit. Ajo u prezantua edhe nje here si alternative e mire ndaj Obames, te cilin e akuzon si elitar qe nuk sheh problemet e shtreses se mesme dhe asaj punetore.

OBAMA

Barack Obama ne fjalimin e tij qe edhe nje here rrenjesor, ai tha, se qe prej 15 muajsh, qe kur ka shpallur kandidaturen per nominimin per president, eshte krijuar nje levizje e madhe nacionale, qe deshiron ndryshimin. Megjithate ka shume akoma per te bere. Ai permendi dhe disa pika, ne te cilat ai ka mendim te ndryshem nga Hillary Klinton. Keshtu p.sh., ajo propozon si republikani John MCCain, qe taksat e benzines te hiqen gjate pushimeve te veres, per shkak te cmimeve te larta te benzines. Obama per kete thote: “Une do te deshiroja, qe diten e pare te presidences sime te zbatoja planet qe prezantoj ne fushate. Por mendoj, qe kete e kemi degjuar shpesh, ne cdo fushate zgjedhjesh”.

Reagimet e demokrateve

Kandidati Obama nuk duhej te bente premtime te tilla, sepse ai e di qe keto probleme nuk mund te zgjidhen aq kollaj. Anetaret e Partise Demokrate ne sallen e kongresit ne Indianapolis, ishin shume te kenaqur me kandidatet. Mbremjen e se dieles u fol shume per rendesine e madhe qe kane votimet parazgjedhore ne Indiana per Klintonin dhe Obamen. Shqetesimin se beteja e ashper zgjedhore ndermjet te dy demokrateve mund te sjelle nje dem te pergjithshem e ceku Howard Dean, kryetari i Partise Demokrate: “E verteta eshte se te vetmit qe mund te na pengonin per te marre presidencen jemi ne vete”, tha ai, duke apeluar: “Ne, duhet te mbeshtesim kandidatin qe do te emerohet per kete post”.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika