Njohja e Kosoves dhe vendet fqinje
E Marte, 06 Maj 2008
Qeveria e Kosoves thote se ka bere mjaft qe t’u garantoje Maqedonise dhe Malit te Zi se shteti i Kosoves paraqet stabilitet per rajonin. Opozita konsideron se nuk eshte bere mjaft.
Vendet fqinje i kane garancite e Kosoves se ajo nuk ka pretendime territoriale ndaj tyre dhe se Republika e Kosoves angazhohet per raporte te mira e korrekte me fqinjet, thone ne qeverine e Kosoves. Duke i komentuar disa deklarata kontradiktore te ketyre diteve nga Shkupi zyrtar, ku mes tjerash Presidenti maqedonas eshte perfolur te kete thene se shteti i Kosoves paraqet dhe kercenim per rajonin, zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote se deklaratat e tilla mund te kene qene edhe ne funksion te fushates elektorale ne kete vend. Kuci pret qe Maqedonia te reflektoj politike korrekte ndaj Kosoves dhe ta njoh realitetin e ri. “Mendoj se kjo ceshtje ka te bej me zhvillimet brenda perbrenda Maqedonise, por deklaratat e tilla nuk i kontribuojne raporteve ndershteterore po me siguri qe mund te kene edhe elemente te deklaratave elektorale”, theksoi Kuci.
Ne anen tjeter, opozita ne Prishtine konsideron se qeveria eshte dashur te angazhohet me shume ne raport me Maqedonine dhe Malin e Zi, si dy vende fqinje, per nje njohje me te shpejt. Vonesa e njohjes se Kosoves nga ana e Maqedonise nuk e lehteson, por e veshtireson procesin, thote nenkryetari i AAK-se, Bajram Kosumi. Sipas tij, nuk mungojne qendrimet e drejta verbale te lidereve te Maqedonise, por mungojne hapat konkret per ta njohur realitetin e ri kushtetues ne Kosove. Kosumi thote se qeveria e Kosoves megjithate ne situata te tilla e ka per obligim qe te angazhohet me shume dhe te mos pres vetem nismat amerikane te BE-se per njohjen e Kosoves. “Qeveria e Kosoves dhe institucionet tjera publike e kane per obligim qe te bejne gjithcka qe mund te behet qe te lehtesohet njohja e shtetit te Kosoves nga te gjitha vendet ne pergjithesi, por sidomos nga vendet e rajonit. Qeveria nuk duhet te kenaqet me punen qe bejne te tjeret per ne, ne radhe te pare diplomacia amerikane, BE-ja e tjera, por duhet te marre nismen vet qe t’ia lehtesoj punen edhe qeverise se Maqedonise edhe asaj te Malit te Zi, per ta njohur Kosoven”, tha Kosumi.
Ne cdo rast, Bajram Kosumi thote po ashtu se opozita do te ishte e gatshme ta ndihmoje qeverine e Kosoves ne ceshtjet e interesit mbare kosovar, sic eshte njohja. Por, ai nuk sheh se deri me tash, qeveria dhe kryeministri kane marre ndonje nisme ne kete drejtim. “Pajtohem se jane disa gjera qe nuk lidhen me poziten e opoziten. Ceshtja e njohjes apo ajo e pranimit te Kosoves ne OKB eshte prioritet i qeverise, por natyrisht edhe opozita, cdo parti politike, duhet ta ndihmoj aty ku mundet. Ne cdo moment, jo vetem, pas periudhes tranzitore, por edhe tash ne jemi te gatshem dhe besoj se e ndihmojme. Por, qeveria e ka pergjegjesine, ajo duhet ta marre nismen, ajo duhet t’i nise keto procese”, tha Kosumi.
Por, per dallim nga Kosumi, zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote se qeveria dhe institucionet i kane kryer obligimet e veta ne raport edhe me vendet fqinje te cilave Kosova u ka ofruar bashkepunim e marredhenie korrekte, duke mos pasur asnjehere pretendime territoriale apo pretendime tjera ndaj fqinjeve. “Ne momentin e shpalljes se pavaresise, ne nuk kemi shpallur pretendime territoriale ndaj askujt. Kemi ofruar miqesi te mire, ne kete kuptim edhe me Maqedonise e Malin e Zi. Por kane qene zhvillimet e brendshme dhe balanca e forcave brenda tyre qe ndoshta per disa dite e kane vonuar njohjen”, pohoi Kuci.
Kosova eshte njohur deri tani nga te pakten 40 vende. Nga fqinjet, mungon ende njohja nga Maqedonia, Mali i Zi si dhe nga Serbia qe deklarohet krejtesisht kunder pavaresise se Kosoves. Nga vendet e ish Jugosllavise, Sllovenia dhe Kroacia e kane njohur shtetin e Kosoves.
REL