PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Abonete, me 1 mije leke vetem ne treg te zi


E Marte, 06 Maj 2008

Sonila Isaku

Abonete e udhetareve jane rihedhur ne treg pas pese dite vonese, nderkohe qe jane zhdukur nga tregu vetem pak ore me pas. Nje numer i kufizuar peronash kane mundur te pajisen me keto “libreza mujore udhetimi”, duke u perballur me radhe te gjata. Pas nje jave kaosi ne kete sherbim, Shoqata Kombetare e Transportit Urban i ka nxjerre keto abone ne shitje, por me nje numer te kufizuar. Nga ana tjeter ka munguar shitja e aboneve te studenteve, te cilet duket se jane hequr plotesisht nga tregu.

Tregu i zi

Menjehere pas daljes se aboneve, duket se te paret qe kane perfituar kane qene tregtaret jashte dispecerive, te cilet i kane shitur ato me shtrenjte se cmimi real i tyre. Keshtu, abonete e pergjithshme te cilat kushtojne 800 leke, jane shitur nga tregtare te tjere me 900 apo edhe 1 mije leke. E ndersa qytetaret shtyheshin ne radhe per te siguruar nje abone, ato u ofroheshin me cmime me te larta ne kurriz te tyre. Nje pjese e tyre kane pranuar edhe abuzimin qe u eshte bere hapur dhe ne syte e tyre, duke i blere ato, kurse te tjere jane perballur me radhet e gjata per t’i marre ato. “Kjo situate qe eshte sot nuk eshte aspak e drejte per vete faktin se abonete dolen pas pese ditesh, nderkohe qe sot perseri po i blejme abonete me te njejtin cmim, apo edhe me shtrenjte”, kane pohuar qytetaret. Sipas ketyre te fundit, abonete kane qarkulluar ne treg vetem per pak ore, me pas u eshte dashur te presin, pasi askush te dispecerite nuk u ka dhene nje pergjigje nese do te rikthehen edhe nje here abonete. E ndersa i drejtohen dritares se dispecerise shume prej qytetareve fillojne te ankohen se nuk mund te perballojne udhetimin me bileta pasi per te shkuar ne pune marrin me shume se nje autobus.

Premtimi

Megjithese abonete e 11 linjave te urbanit kane dale ne treg me te njejtat cmime ashtu sikurse edhe gjate muajve te meparshem, perseri Shoqata e Transportit Urban pretendon per rritjen e cmimit te biletes se autobusit per udhetaret. Sipas kesaj te fundit, me ane te nje projektvendimi qe do t’i paraqitet Kryeministrise nga Ministria e Transporteve dhe Bashkia e Kryeqytetit do te behet edhe rritja e cmimit te biletes. Kreret e shoqates kane pranuar te hedhin keto abone ne treg me shpresen e vetme marrjen parasysh te kerkesave qe i kane derguar qeverise. “Abonete u futen sot ne treg edhe pas kerkeses se vazhdueshme te Bashkise se Tiranes. U vendos t’i nxjerrim ato edhe pas negociatave qe kemi bere me Ministrine e Transporteve per projektvendimin e rritjes se cmimit te biletes”, eshte shprehur sekretari i Shoqates Kombetare te Transportit, Kujtim Hyka. Sipas ketij te fundit, cmimi i biletes do te rritet ne muajt ne vazhdim, pasi jane shume faktore qe ndikojne ne te, nje prej te cileve eshte edhe rritja e cmimit te naftes nga dita ne dite.

Shoqata, do te njohim deshmite

Me hedhjen e aboneve ne treg, Shoqata Kombetare e Transportit Urban ka siguruar se do te njohe edhe librezat dhe deshmite e personave, te cilet udhetojne falas me 11 linjat urbane ne kryeqytet. Sipas drejtuesve te kesaj shoqate, pohohet se kjo lloj libreze dhe deshmie i rendon mjaft ne buxhetin e pronareve te autobuseve, duke pare dhe rritjen e cmimit te naftes. “Kemi vendosur qe te njihen edhe deshmite dhe librezat e veteraneve, megjithese per ne kjo eshte nje kosto shume e madhe. Askush nuk subvencionon shoqaten e transportit urban per keto lloj librezash”, ka pohuar Hyka. Sipas tij, numri i personave qe perfitojne udhetim falas eshte shume i madh, nderkohe qe rritet nga dita ne dite. Pas marrjes se vendimit ne fund te muajit te kaluar per mosnjohjen e librezave dhe deshmive, te paret qe kane kundershtuar kete reagim kane qene te moshuarit, veteranet dhe personat me aftesi te kufizuara. Per te gjithe keta, udhetimi me autobus behej i pamundur, pasi nuk mund te perballonin cmimin e biletes.


Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika