PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Tirana, te pakten "gjysmembretereshe"

Jeton Selimi
E Marte, 06 Maj 2008

Kupa e Shqiperise eshte i vetmi kompeticion i mbetur ne valle per Tiranen (natyrisht edhe per Vllaznine) dhe triumfi i saj do te bente te mundur gelltitjen poshte e 33 javeve kampionat te mbushura me deshtim. Trajnere te nderruar (3, Starova, Hafizi, Mema), humbje te turpshme (shume), dhe zhgenjim per tifozerine kane qene menyja kryesore e nje skuadre qe ne dekaden e fundit ka qene padronia absolute e futbollit shqiptar. Te gjendur jashte luftes per titull dhe kjo qe pas tre javeve te para te kampionatit, bardheblute kuptuan se kesaj here nuk do t’ia dilnin dot te gara e gjate, ndaj provuan t’i bien disi shkurt. Kupa e Shqiperise nuk eshte trofeu me i lakmuar, por per nje ekip te mesuar te dale duarplot ne cdo sezon, triumfi ne finalen e neserme ne “Ruzhdi Bizhuta” do te sillte buzeqeshje, pavaresisht se ajo buzeqeshje s’mund te krahasohet me fitoren e titullit kampion.

Stervitja e djeshme e ish-kampioneve te vendit u zhvillua me intensitet te plote. Trajneri Mema kerkonte me cdo kusht nga te tijte te mos neglizhonin. Fatmiresisht per te, Duro dhe Hyka do te jene me energji te plota, pasi ata nuk u aktivizuan ne takimin e humbur te shtunen kunder Dinamos (1-2). Ndryshe nga Vllaznia, qe ka probleme me Sinanin, bardheblute jane ne top-forme, pavaresisht se kjo fjale e thene ne kete sezon per Tiranen duket pakez si e huaj. Per Duron, finalja e neserme do te ngjyhet bardheblu dhe kjo eshte minimumi qe ata mund te bejne ne respekt te tifozerise se tyre. “Duam te fitojme. U kemi shume borxh tifozeve ne kete kampionat. Ne jemi te vetedijshem, ndaj do bejme cmos ta sjellim Kupen e Shqiperise ne Tirane”. I te njejtit mendim eshte edhe Deliallisi. Mesfushori nuk ka ndritur ne kete edicion, ndaj do te kerkoje te “laje hesapet” me fitoren e Kupes se Shqiperise. “Peng kam derbin me Partizanin, ku doja te jepja me shume. Por te gjithe arsenalin tim do ta zbraz ne finale”, thekson Deliallisi. Trajneri Mema nuk kerkon t’i jape tone e ngjyra finales, pavaresisht se ato jane bardheblu dhe kuqeblu. “Nuk jemi te favorizuar. Eshte nje finale mes dy skuadrave te barabarta, por ne do te bejme cmos te fitojme dhe te nderojme veten”, theksoi trajneri i Tiranes, Sulejman Mema


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika