Serkel-Anderlehtit: Paguaj per Hasin
E Hene, 05 Maj 2008
Jeton Selimi
Besnik Hasi eshte gjithnje e me prane Anderlehtit, por per t'i bere gjerat me misterioze mjaftoi nje kunderpergjigje e skuadres se tij aktuale, Serkel Bruzhit, me te cilen shqiptari ka edhe nje vit kontrate. Madje, per ta cuar marredhenien Hasi-Anderleht drejt kolapsit, Serkel Bruzhi nuk ka hezituar te akuzoje klubin me te madh belg per mungese korrektese pasi po josh nje lojtar qe eshte ende nen kontrate. Serkel kembengul se Anderlehti nuk ka zhvilluar asnje takim me kreret e skuadres per kete ceshtje, por ka kontaktuar direkt me menaxherin e kosovarit. Dhe, qershiza mbi torte, Serkel eshte me se dakord qe Hasi te ike menjehere per te stoli i Anderlehtit, por per kete dikush duhet te paguaje. Lind pyetja, a eshte dakord Anderlehti per te paguar per prishjen e kontrates qe e mban te lidhur Besnik Hasin me Serkel Bruzhin? Por, per nje ekip qe eshte gati te sjelle nje emer te madh si Van Gali ne krye te stolit, me siguri "disa qindarka" me shume nuk do t'i prishnin pune. Sidoqofte, Anderlehti ka ne anen e tij vullnetin e lojtarit, qe eshte gati t'i bashkohet ish-skuadres se tij, me te cilen eshte shpallur edhe kampion i Belgjikes. Per Besnik Hasin, mundesia per te marre postin e dyte me te rendesishem te skuadres se Anderlehtit dhe, per me teper, te qenurit zevendes i Luis Van Galit, eshte nje rast i paperseritshem, nje mundesi e mire per te bere emer si trajner. Ndaj, per kete arsye, Hasi do te beje cmos per te prishur kontraten qe ka me klubin e dyte te Bruzhit. Kampionati belg ende nuk ka perfunduar, por Anderlehti nuk mund te prese gjate, ndaj, pritet t'i propozoje kosovarit nje bashkepunim per te mos shpenzuar shume para, duke qene se deshira e forte e Hasit per te kaluar te "mbreteroret" eshte shume e madhe.