PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Muriqi-Tarver, dueli i vitit nga mediat amerikane


E Hene, 05 Maj 2008

Pavaresisht se ka anuluar duelin e tij te pare kunder Omar Sheika me 9 maj, boksieri shqiptar Elvir Muriqi vazhdon te jete ne vemendjen e mediave amerikane. Kesaj radhe revista amerikane dedikuar boksit "The Ring Magazine" e ka cilesuar duelin e Elvir Muriqit me legjenden amerikane Antonio Tarver te zhvilluar me 9 qershor te vitit te kaluar si duelin me te mire te vitit 2007 per kategorine gjysme te rende. Nje duel ku gjate 12 raundeve ishte pare vetem aksion, sidomos nga boksieri shqiptar, i cili pavaresisht kesaj ne fund ishte ndare i zhgenjyer nga ndarja e drejtesise nga ana e gjyqtareve. Revista "The Ring Magazine" botohet prej vitit 1922 dhe eshte mediumi me prestigjioz boteror per ringun profesionist, aq sa ka marre edhe nofken "Bibla e boksit". Per Elvir Muriqin kjo nuk eshte hera e pare qe nje duel i tij konsiderohet ndeshja e vitit nga mediat amerikane. Ne vitin 2002 "Kosova Kid" ishte perballur me amerikanin Sam Ahmad dhe pasi peson kater nokdaune, arrin qe te ngrihet ne kembe dhe te fitoje ndeshjen me nokaut ne raundin e trete.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika