PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Milani i prish festen e titullit Interit


E Hene, 05 Maj 2008

Jeton Selimi

Fiton nje derbi, i prish pune kundershtarit dhe rregullon pozitat e tua nga Kupa UEFA ne Ligen e Kampioneve. Ehe, eshte Milani! Kuqezinjte e drejtuar nga Anceloti kane shkaterruar dje pasdite Interin dhe nuk e kane lejuar rivalin e perjetshem te festoje triumfin e titullit kampion ne derbin e Madonines. Te gjithe golat shenohen ne pjesen e dyte, por ka shume per te folur, pasi edhe fraksioni i pare i lojes ka qene emocionues. Gjithcka dhe gjithkund vetem Milan. Kuqezinjte luftojne fort, nuk lejojne Krespon e Kruzin t'i afrohen portes dhe sulmojne ne te gjitha menyrat e mundshme: hapje topash nga krahet dhe pasime ne thellesi per Inzagin. Eshte pikerisht i linduri siper vijes se pozicionit jashteloje ai qe shperdoron dy raste te pastra per gol. Kaka nis nje top ne zone per Inzagin, qe i shpeton mbrojtjes kundershtare, por perballe Hulio Sezarit godet ne trupin e portierit. Pak caste me vone eshte serish "SuperPipo" qe nuk shfrytezon si duhet krosin e Gatuzos. Topi i goditur me koke prej tij jep iluzionin e golit, por ne fakt perfundon jashte. Fillimi i pjeses se dyte eshte edhe me i vrullshem per kuqezinjte. Milani sulmon fort dhe Kaka merr persiper fatet e ndeshjes. Le pas ne sprint Materacin, kroson ne zone dhe Inzagi kesaj here nuk fal. Milani 1 e Interi 0. Por nuk perfundon me kaq. Pa u bere ende 5 minuta nga shenimi i golit te pare, eshte serish Kaka qe ze mat vijen e fundit zikalter. Diagonalja e tij kalon poshte krahut te Hulio Sezarit dhe prehet ne rrjete. Tifozet e Milanit ne delir. Per ta bere derbin me emocionues ka menduar "kopshtari". Kruz ekzekuton nje goditje denimi dhe shenon fale edhe bashkepunimit te portierit Kalac qe ben nje tjeter gabim. Sidoqofte, fitorja perfundimtare i buzeqesh Milanit, qe kalojne ne kuoten e 61 pikeve, ose 1 me shume se Fiorentina, duke u rrembyer vjollceve zonen e Liges se Kampioneve. Skuadra e Prandelit, pas eliminimit nga Kupa UEFA, nuk ka mundur dot te perballoje deshiren e Kajliarit per mbijetese dhe eshte mposhtur ne "Sant Elia" 2-1. Nderkohe, duket se Livorno e Bogdanit do te jete ekipi i pare qe do te largohet nga Seria A. Shpetimi matematikor eshte 5 pike larg, por kur kane mbetur edhe 2 ndeshje, veshtire se Livorno do t'ia dale mbane.





Rezultatet

Milan-Inter 2-1

Shenues: Inzagi 51', Kaka 56'/ Kruz 76'

Kajliari-Fiorentina 2-1

Shenues: Jeda 20', Konti 50'/ Santana 51'

Sampdoria-Roma 0-3

Shenues: Panuci 75', Pizarro 79', Sisinjo 85'

Siena-Juventus 1-0

Shenues: Kharja 7'

Atalanta-Livorno 3-2

Shenues: Doni 56', Pinto 59', Padoin 89'/ Rosini 64', Pavan 81'

Katania-Rexhina 1-2

Shenues: Martinez 90'+3/ Amuroso 41', 90' (p)

Empoli-Udineze 0-1

Shenues: Kuajliarela 17'

Lacio-Palermo 1-2

Shenues: Pandev 25' (p)/ Amauri 37', 47'

Parma-Xhenoa 1-0

Shenues: Lukareli 58'

Torino-Napoli 2-1

Shenues: Rosina 27' (p), Di Mikele 56'/ Kontini 53'







Renditja

1. Inter 81

2. Roma 78

3. Juventus 70

4. Milan 61

5. Fiorentina 60

6. Udineze 57

7. Sampdoria 56

8. Xhenoa 48

9. Napoli 47

10. Palermo 46

11. Atalanta 45

12. Siena 42

13. Lacio 40

14. Kajliari 38

15. Torino 37

16. Rexhina 36

17. Katania 35

18. Parma 34

19. Empoli 33

20. Livorno 30






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika