PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rosi: E shikoni qe jam edhe une


E Hene, 05 Maj 2008

Fitorja numer 89, nje me pak se spanjolli Angel Nieto, i cili eshte i dyti ne renditjen prestigjioze qe sheh akoma ne vend te pare Xhakomo Agostinin si pilotin me fitimtar te te gjitha koherave. Por Rosi eshte me suksesin tij te 63-te ne klasin mbretereshe, i pari me Brigestone pas nje vere plot polemika pasi la gomat qe e bene te madh, perpara se te shuhej ne hijen e Stonerit. "Jam shume i lumtur, eshte nje ndjesi fantastike - pohon Rosi - falenderoj te gjitha ata qe me kane qendruar prane ne kete periudhen e fundit". Rosi i ri eshte me i pjekur dhe me gazmor se nje vit me pare. Tregon se ka ndryshuar edhe ne menyren e gezimit, menyre qe prej vitesh e kane bere te famshem ne syte e tifozeve. Asnje veshje e cudtishme ose cmenduri, kesaj here zgjedh dicka me pak, ndalon motorin e tij perpara vijes se binishit per te pare rivalet e tij te kalonin perpara, pasi kesaj radhe i kishte vene te gjithe ne rresht. "eshte fitoja e pare me Brigestone - nenvizon Vale - ia dola me ne fund te garoj ashtu sic deshiroja, hapi im ishte i jashtezakonshem. Kampionati eshte ende i gjate dhe prej kater piloteve ne gare per titullin kampion, te gjithe kemi arritur te fitojme nga nje Cmim te Madh. Jam i bindur se mund te bejme me mire, tani shkojme ne pista te veshtira". Stoner u rendit i treti ne Cmimin e Madh te Kines, ndersa lideri aktual, Dani Pedrosa e perfundoi garen i dyti. "Ishte nje gare e pabesueshme. Ne fund ishim te gjithe shume te shpejte. Gomat po perkeqesoheshin, por une une dhe Rosi e rritem ritmin", theksoi spanjolli i Hondas.





Renditja ne CM te Kines

1 Valentino Rosi Ita Yamaha

2 Daniel Pedrosa Spa Honda

3 Kesji Stoner Aus Ducati

4 Horge Lorenzo Spa Yamaha

5 Marko Melandri Ita Ducati

6 Niki Hejden USA Honda

7 Kolin Eduards USA Yamaha

8 Toni Elias Spa Ducati



Renditja e pergjithshme

1 Daniel Pedrosa Honda 81

2 Horge Lorenzo Yamaha 74

3 Valentino Rosi Yamaha 72

4 Kejsi Stoner Ducati 56

5 Loris Kapirosi Suzuki 33

6 Xhejms Toslend Yamaha 33

7 Kolin Eduards Yamaha 31

8 Niki Hejden Honda 29








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika