PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Dinamika e Ballkanit pas pavaresise


E Hene, 05 Maj 2008

Menyra e formimit te shteteve te reja ka ndryshuar ne shekullin e 20-te. Kjo ndikon ne menyren e formimit te politikave qe kane ndikim jo vetem ne Ballkan por edhe ne te gjithe boten. Profesor Isa Blumi, duke folur ne Qendren Udrou Uilson ne Uashington thote se per t'iu pergjigjur pyetjes se cfare duhet bere me Kosoven tani pas shpalljes se pavaresise, veshtrimi duhet te hidhet pertej politikave rajonale apo nderkombetare dhe i duhet kushtuar me shume vemendje banoreve te Kosoves.

"Nese mendojme per njerezit qe jetojne atje, pra per banoret e Kosoves, si personazhe historike, duhet ta kuptojme se ato nuk jane pasive, ato nuk jane mjete qe mund te manipulohen apo thjesht pasqyrim i proceseve te natyrshme. Perkundrazi ato jane te angazhuar dhe ndryshojne vazhdimisht". Keta banore, thote Blumi, pershtaten dhe i detyrojne shtetet e tyre te ndryshojne. Kjo ka ndikuar ne menyren si perendimi eshte detyruar t'i trajtoje ngjarjet e paparashikuara ne Kosove, pra jo permes takimeve zyrtare ne Uashington, Bruksel apo Beograd, por duke lene pas termat moderniste dhe duke kuptuar dinamiken lokale.

Analisti Obrad Kesic pajtohet me kete vleresim. "Jam dakord me mendimin e Blumit se politikanet perendimore, apo ato qe merren me politiken e jashtme nuk e kane kuptuar kurre si duhet Ballkanin, prandaj mendoj se kjo ka qene kunder-produktive. Pra, po ta shohim Ballkanin, ai eshte kthyer ne nje ceshtje interesash te aktoreve te jashtem me shume se te aktoreve te brendshem te cilet faktikisht e gjejne veten ne situata te veshtira".

Profesor Blumi thote se per te analizuar si duhet problemet ne Ballkan, faktoret nderkombetare duhet te distancohen nga perceptimet e krijuara per te kuptuar ngjarjet e se tashmes. Ai thote se theksi duhet te vihet tek arsimi, i cili deri tani eshte lene pas dore.

"Arsimi eshte jashtezakonisht i rendesishem. Ai eshte lene krejtesisht pas dore nga UNMIK-u. Rrogat e mesuesve jane qesharake dhe nuk ka standarde. Edhe vete Universiteti i Prishtines ka nevoje per reforma domethenese". Profesor Isa Blumi e ve theksin te shfrytezimi maksimal i aftesive vendore ne Kosove. Zoti Blumi thote gjithashtu se Kosova e ka mundesine te mbeshtetet ne burimet e veta ekonomike, dhe analisti Obrad Kesic e mbeshtet kete mendim. "Po, mendoj se Kosova mund te mbeshtetet ne burimet e veta. Por une e shoh kete ne nje kontekst me te gjere. Mendoj se vendet e rajonit, pra te Ballkanit duhet te bashkepunojne me shume per te zgjidhur problemet e tyre".

Cilado qofte rruga qe do te marrin vendet ballkanike, nje gje eshte e qarte se politikat nderkombetare ne rajon mund te jene te qendrueshme vetem nese bazohen dhe u pershtaten botekuptimeve te banoreve lokale.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika