PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Cmimet e larta po ulin standardin jetesor


E Hene, 05 Maj 2008

Pagat aktuale qe marrin punetoret nga buxheti i Kosoves, jane te pamjaftueshme perballe cmimeve te produkteve ushqimore, e sidomos tashme kur ushqimi eshte shtrenjtuar per gati 15 per qind. Ne keto kushte, po kerkohet qe Qeveria e Kosoves duhet qe te rishikoje edhe njehere buxhetin, per te bere ndryshimin e pagave.

Eksperte per ceshtje ekonomike pohojne se krahas rritjes se cmimeve te produkteve ushqimore, duhet qe te gjenden menyra edhe per rritjen e pagave te punetoreve ne sektorin publik dhe krijimin e nje ambienti me te pershtatshem te sektorit privat. Musa Limani, udheheqes i Institutit Ekonomik ne Prishtine, pohon se rritja e cmimeve te produkteve ushqimore ka ulur standardin jetesor ne Kosove. "Kjo do te thote se inflacioni e ka ulur per 13 per qind fuqine blerese te popullates. Prandaj, qe te ruhet gjendja ekzistuese dhe te mos bie standardi, qeveria duhet te beje rritjen e pagave nominale per 13 per qind, aq sa eshte inflacioni", thekson Limani.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika