 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
OKB-BE, pa perplasje per Kosoven
E Hene, 05 Maj 2008
Zevendesi i Sekretarit te Pergjithshem te Kombeve te Bashkuara, Jean Marie Guehenno, tha dje ne Prishtine se nuk ka asnje mundesi perplasjeje ndermjet Kombeve te bashkuara dhe Bashkimit Evropian rreth Kosoves. Gueno u gjend ne Kosove ne nje mision faktmbledhes, ne periudhen e shtimit te debateve rreth pranise se ardhshme civile nderkombetare ne Kosove. Ai tha se udhetimi i tij ndodh ne nje periudhe kur ka shume thashetheme dhe ide kunderthenese, prandaj sipas tij eshte me rendesi qe te degjohen nga dore e pare vleresimet per gjendjen ne menyre qe UNMIK-u te luaj rolin konstruktiv per te ruajtur qendrueshmerine ne Kosove dhe ne Ballkan. Ai tha se aktualisht po debatohet ne vazhdimesi ne Keshillin e Sigurimit, ne Kosove dhe ne Bashkimin Evropian per rruget e pershtatshme per ruajtjen e paqes e qendrueshmerine dhe zbatimin e rezolutes 1244 te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara.
Pas 15 qershorit, kur hyn ne fuqi Kushtetuta e Kosoves, Misioni i Kombeve te Bashkuara qe administron Kosoves qe nga perfundimi i luftes do te duhej te largohej duke i kaluar pergjegjesite tek institucionet vendase dhe misioni i ri i Bashkimit Evropian.
Por, ky mision kundershtohet nga Beogradi dhe Moska zyrtare. Kjo ka bere qe edhe me tej te mbetet i paqarte roli i UNMIK-ut ne te ardhmen dhe mundesia e perplasjeve edhe te vete pranise civile nderkombetare. "Nuk mund te perfytyroje ndonje konflikt. Kombet e Bashkuara veprojne ne baze te Rezolutes 1244", tha Gueno duke hedhur poshte cdo mundesi qe Misioni i Kombeve te Bashkuara te veproje ne pjese te caktuara te Kosoves. "Kombet e Bashkuara jane te pranishme ne tere Kosoven dhe mandati i misionit te tyre perfshine tere Kosoven", tha Gueno i cili drejton Departamentin per Operacione Paqeruajtese te Kombeve te Bashkuara. Ai tha se organizata e tij deshiron te lere prapa trashegimine e paqes dhe qendrueshmerise ne Ballkan.
"Ne kete periudhe thelbesore duhet te shmanget cdo situate qe prish drejtpeshimin dhe te punohet per krijimin e themeleve per nje zhvillim ekonomik", - tha Gueno. Deklarata erdhi pak para vizites qe kreu dje ne veri, skene e kundershtimeve te ashpra te pjesetareve te komunitetit serb ndaj pavaresise se Kosoves. Vizita e tij erdhi ne nje periudhe kur nje ekip i hetuesve te Kombeve te Bashkuara po heton ngjarjet e 17 marsit, kur nje polic nderkombetare humbi jeten dhe dhjetera te tjere u plagosen gjata trazirave te dhunshme.
Ekipi po heton edhe procedurat qe jane ndjekur nga UNMIK-u ate dite e te cilat quan ne perplasje te ashpra ndermjet zevendes shefit te UNMIK-ut Lary Rossin dhe administratorit te Mitrovices Gerard Galuci. Guehenio pas Kosoves pritet te shkoje ne Beograd, zyrtaret e te cilit kerkojne mbetjen e UNMIK-ut ne Kosove. Ne Prishtine nderkaq pohohet se jane plotesuar te gjitha kushtet qe ky mision te marre fund me 15 qershor te ketij viti.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|