Rusia, debati i munguar
E Hene, 05 Maj 2008
Nga Stephen F. Cohen
Asnje prej kandidateve per president te SHBA nuk ka deklaruar seriozisht, ose duket se nuk jane plotesisht te vetedijshem se cili duhet te jete shqetesimi me i madh i politikes se jashtme te Amerikes - kapaciteti unik i Rusise per te rrezikuar ose prekur interesat e sigurise kombetare te SHBA.
Megjithe statusin e saj te zvogeluar pas shembjes se Bashkimit Sovjetik ne 1991, vetem Rusia zoteron arme te cilat mund te shkaterrojne SHBA, nje kompleks ushtarak pothuajse te njejte me Ameriken per sa i perket eksportit te armeve, sasi te medha te materialeve berthamore me siguri te diskutueshme te enderruara nga terroristet, dhe rezervat me te medha te planetit ne nafte dhe gaz natyror.
Ajo gjithashtu mbetet vendi me siperfaqen me te madhe ne bote, i vendosur midis Perendimit dhe Lindjes, ne kryqezimet e perplasjes se civilizimeve, me aftesi strategjike prej Evropes, Iranit dhe vende te tjera te Lindjes se Mesme deri ne Korene e veriut, Kine, Indi, Afganistan madje edhe ne Ameriken latine. Duke marre parasysh te gjitha keto, siguria kombetare e SHBA mund te varet gjithnje e me shume nga Rusia sesa ajo e Rusise prej SHBA.
Tashme marredheniet amerikano-ruse jane me te keqija sot sesa c'kane qene ne 20 vitet e fundit. Marredheniet perfshijne pothuajse aq shume konflikte serioze sa ka pasur gjate Luftes se Ftohte - midis tyre Kosova, Irani, ish-republikat sovjetike te Ukraines dhe Gjeorgjise, Venezuela, zgjerimi i NATO-s, mbrojtja kunder raketave, aksesi tek nafta dhe politikat e brendshme te Kremlinit - dhe aktualisht bashkepunim me te paket, vecanerisht ne ceshtjet esenciale qe perfshijne armet berthamore.
Ne te vertete nje numer gjithnje ne rritje vezhguesish nga te dyja palet mendojne se marredheniet jane duke iu afruar nje Lufte te re te Ftohte, perfshire nje gare te re armatimesh. Madje nje lufte e fresket, ose paqja aktuale e ftohte, mund te jete me e rrezikshme sesa ajo paraardhese per tre arsye:
Se pari, linja e frontit nuk do te jete Berlini ose Bota e Trete, por ne vete kufijte e Rusise, ku fuqia ushtarake amerikane dhe ajo e NATO-s eshte duke u rritur gjithnje e me shume.
Se dyti, rreziqet e pandara vdekjeprurese ne kontrollin e dobet te Moskes mbi arsenalet e saja gjigande te materialeve te shkaterrimit ne mase ose mijera raketa ne rrezik shperthimi, nje trashegimi e dezintegrimit te shtetit ne vitet 1990', tejkalojne cdo lloj rreziku ne te kaluaren.
Dhe se treti, gjithashtu ndryshe nga perpara, nuk ka asnje opozite efektive per te ndikuar ne Uashington ose Moske - vetem ithtare me ndikim te madh dhe tifoze nxites.
Si eshte arritur deri ketu? Me pak se 20 vjet me pare, udheheqesit sovjetik dhe amerikane, Mikhail Gorbacov dhe presidenti Ronald Regan, rane dakord per t'i dhene fund Luftes se Ftohte "me asnje fitimtar dhe asnje te humbur" dhe te hapnin nje epoke te re "te bashkepunimit te sinqerte".
Ne eliten politike amerikane dhe ne media, pikepamja pothuajse unanime eshte se politikat e brendshme antidemokratike te Presidentit Vladimir Putin dhe "neoimperializmi" shkaterruan kete mundesi historike. Por ju nuk duhet te jeni nje apologjet i Putinit per te kuptuar se ky nuk eshte shpjegim i mjaftueshem.
Gjate tete viteve te shkuara, politika e jashtme e Putinit ka qene ne pjesen me te madhe nje reagim ndaj trajtimit te tipit "fitimtari merr gjithcka" te Uashingtonit ndaj Moskes, i cili vjen nga rishikim i pikepamjes amerikane mbi ate sesi perfundoi Lufta e Ftohte. Ne kete tregim triumfalist, Amerika "fitoi" konfliktin 40 vjecar dhe Rusia post-sovjetike ishte nje vend i mundur i ngjashem me Gjermanine dhe Japonine e pas-Luftes se II Boterore - nje vend pa sovranitet te plote brenda vendit ose interesa kombetare autonome jashte.
Implikimet politike te ketij triumfalizim bipartizan, i cili vazhdon te mbizoteroje edhe sot, kane qene teper te qarta - sigurisht per Mosken.
Kjo do te thote qe SHBA kane te drejte qe te mbikeqyrin zhvillimin politik dhe ekonomik te Rusise post-komuniste, ashtu sic jane perpjekur te bejne ne vitet '90, ndersa kerkonin qe Moska ti nenshtrohej interesave nderkombetare amerikane.
Kjo do te thote qe Uashingtoni mund te shkele premtimet strategjike ndaj Rusise, si ne kohen kur Administrata Klinton filloi zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, dhe shperfilli propozimet e jashtezakonshme te Kremlinit, si ne kohen kur Administrata Bush u terhoq ne menyre te njeanshme prej Traktatit AMB dhe zhvendosi NATO-n akoma me prane Rusise megjithe asistencen vendimtare te Putinit ne perpjekjet amerikane te luftes ne Afganistan pas 11 Shtatorit.
Kjo madje do te thote se Amerika i kishte dhene te drejta vetes ne sferen tradicionale te sigurise se Rusise dhe furnizimeve energjetike, nga Balltiku, Ukraina dhe Gjeorgjia deri ne Azine qendrore dhe Kaspik.
Nje qendrim i tille amerikan ishte e kuptueshme qe do te shkaktonte nje kunderpergjigje ruse. Kjo erdhi me Putinin, por ky do te kishte qene reagimi i cdo udheheqesi te forte te Kremlinit, pavaresisht nga cmimi boteror i naftes.
Dhe ky nuk mund te ishte me ndryshe. Ato politika amerikane, te cilat tani shihen gjeresisht ne Moske si nje "rrethim" te destinuar per te mbajtur Rusine te dobet dhe per te kontrolluar burimet e veta, kane ndihmuar ne rigjallerimin e nje nacionalizmi kategorik rus, duke shkaterruar lobin pro-amerikan dikur te fuqishem dhe duke nxitur zgjerimin e akuzave se koncesionet ndaj Uashingtonit jane "zbutje", madje "kapitullim". Kremlini mund te kete reaguar me ashper, por shkaku dhe efekti qe kercenon nje lufte te re te ftohte jane te qarta.
Meqenese hapat e para ne kete drejtim jane marre ne Uashington, po ketej duhet te jete iniciativa per t'i kthyer mbrapsht ato. Tre gjera jane esenciale dhe urgjente: nje diplomaci qe e trajton Rusine si nje fuqi te madhe sovrane me interesa kombetare te barabarta; nje perfundim i zgjerimit te NATO-s perpara se ai te arrije Ukrainen, duke rrezikuar dicka me te keqe sesa lufta e ftohte, dhe nje rifillim i shpejte i negociatave per te reduktuar ne menyre drastike dhe per te siguruar plotesisht te gjitha arsenalet e armeve berthamore dhe per te parandaluar garen e armatimeve, c'ka kerkon perfundimin ose renien dakord mbi mbrojtjen kunder raketave ne Evrope.
Diskutimet e koheve te fundit me anetare te elites politike te Moskes tregojne se ka akoma kohe per kete.
Fushatat elektorale presidenciale amerikane mendohej se do te diskutonin nje ceshtje te tille vitale, por senatoret Xhon Mekkein, Hillari Klinton dhe Barak Obama nuk kane vepruar keshtu. Ne vend te kesaj, secili ka premtuar te jete me pak "i bute" ndaj Kremlinit, per te vazhduar rrethimin e Rusise dhe per te vepruar ne menyre autoritare me politiken e "promovimit te demokracise", te dyja keto kane minuar vetem sigurine amerikane dhe demokracine ruse prej viteve 1990'.
Per te qene te paanshem, asnje aktor me influence ne politiken amerikane, perfshire mediat, nuk kane kerkuar me shume nga kandidatet. Ata duhet ta bejne kete perpara se te humbase nje shans tjeter - ne Uashington dhe ne Moske.
Somario
Uashingtoni mund te shkele premtimet strategjike ndaj Rusise, si ne kohen kur Administrata Klinton filloi zgjerimin e NATO-s drejt lindjes, dhe shperfilli propozimet e jashtezakonshme te Kremlinit, si ne kohen kur Administrata Bush u terhoq ne menyre te njeanshme prej Traktatit AMB dhe zhvendosi NATO-n akoma me prane Rusise megjithe asistencen vendimtare te Putinit ne perpjekjet amerikane te luftes ne Afganistan pas 11 Shtatorit