PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pushimet, duam me shume jashte Shqiperise


E Hene, 05 Maj 2008

Jemi ne prag te muajve te nxehte te veres. Si cdo vit, mendja e te gjitheve shkon tek pyetja "e stermundimshme": "Ku do t'i kalojme pushimet sivjet"?. Per te testuar opinionin e lexuesve, gazeta "Koha Jone" organizoi gjate javes qe sapo u mbyll, sondazhin me pyetjen: "Nese pushimet zgjidhni t'i beni jashte vendit, ku do te preferonit?" Ne kete sondazh moren pjese afro 1 500 lexues. Pjesa me e madhe e tyre, i dhane voten deshires qe pushimet t'i kalojne ne Spanje. Per kete opsion, votuan 336 lexues.

Nderkohe nje numer zonash turistike te botes, ishin rreshtuar ne perzgjedhjen per pushime. I dyti me i preferuari doli bregdeti i Turqise me 260 vota dhe pas tij, Bahamas, me 228 vota. Menjehere pas tyre u renditen perkatesisht Italia me 176 vota, Greqia me 124, Tajlanda me 121, Mali i Zi me 91 vota dhe Egjipti me 71 te tjera. Ne fund te renditjes se preferencave, ishin Maqedonia me 39 votues dhe Malta me 24 "fansa" te tjere.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika