 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Hetimet mbi Gerdecin, votat per Ina Ramen
E Hene, 05 Maj 2008
Prokurorja e Pergjithshme eshte shpallur "Personazhi i javes" per periudhen 30 prill-4 maj, pasi ka marre 52.3 per qind te votave qe hodhen 1900 lexues ne sondazhin e gazetes "Koha Jone" ne faqen e saj zyrtare online. Ina Rama ka marre vleresimin nga me shume se gjysma e pjesemarresve ne sondazh, per shkak te daljes publike para disa ditesh, ku deklaroi rezultatin e hetimeve mbi tragjedine e Gerdecit. Kryeprokurorja vleresoi se hetimet jane avancuar ne mase te atille, saqe kerkonin dhe heqje imuniteti per ish-Ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Ky i fundit, i ka vleresuar akuzat e prokurorise si te stisura dhe hetimin, te njeanshem.
Menjehere pas Ina Rames, i dyti ne sondazh eshte renditur Kryeministri i Republikes se Kosoves, Hashim Thaci. Ai ka marre 37.7 per qind te totalit prej 1 900 votash qe dhane lexuesit e "KJ", duke klikuar ne sondazhin "Personazhi javor". Thaci mori vleresimet e shqiptareve ne vendin tone, trojet jashte kufirit dhe pjesen tjeter te botes, per refuzimin zyrtar dhe publik qe i beri pretendimeve te Beogradit, per te zhvilluar zgjedhje lokale serbe ne 23 komuna te Kosoves.
Publicisti i njohur Adriatik Kallulli, eshte renditur i treti ne kater me te votuarit e "Personazhit javor" ne "Koha Jone" online. Prof. Kallulli, ne kuadrin e debatit qe hapi "Koha Jone" mbi rishkrimin e pritshem te historise se letersise shqipe, vleresoi se paragjykimet qe ekzistojne ne vend, ende e pengojne nje proces te tille. Kallulli, ka marre 6.9 per qind nder 1 900 vota.
Kryetari i Grupit Parlamentar te Partise Republikane Arian Madhi, ka marre 3.1 per qind te votave nder 1900 pjesemarres ne sondazhin e perjavshem qe organizon "Koha Jone" ne faqen e saj online. Madhi eshte vleresuar nga lexuesit per akuzat qe ai hodhi ndaj Prokurorise se Pergjithshme, se kjo e fundit ka hedhur pretendime te njeanshme gjate hetimit te tragjedise se Gerdecit.
Ed.Ku
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kritikat ndaj qeverise, fitore per Xhufin
- Kritika per servilet, Triumf per Zogajn
- Gjykata e larte “shpall” Topin fitues
- Shqiptaret ne BE pa viza, fitore per Lulzim Bashen
- Debati per Himaren, votohet historiani
- Aspirata per BE, e para Topalli
- Personazhi i javes, "lufte" Nano-Topi
- Hetimet mbi Gerdecin, votat per Ina Ramen
- Kushtetuta me PS-ne, votohet Berisha
- Debati per Tiranen, "rikthehet" Brojka
- Investimet e SHBA, votohet Topi
- Ftesa e NATO-s, votohet Berisha
- "Gerdeci", duel Mediu-Rama
- Nismat ndaj grave, votohet Topalli
- Pronat came, votohet Berisha
|
|