Riviera, pergjysmohen afatet e dorezimit te rrugeve
E Hene, 05 Maj 2008
Qafa e Vishes, ne hyrje te Himares, perben segmentin me te veshtire te te gjitha rrugeve te bregdetit jugor, qe ka nisur te rikonstruktohet me financime te qeverise shqiptare.
Aktualisht, e gjithe puna e firmes "Gjikuria", qe ka marre persiper ndertimin e saj, eshte perqendruar ne kete pjese te rruges. Segmenti rrugor qe pershkon Qafen e Vishes, ka nje gjatesi prej 1.5 km dhe deri ne hyrje te qytetit te Himares, e ndan nje largesi prej rreth 2 km. Projekti parashikon qe, rruga te zgjerohet ne 7 metra, nga 3 metra qe eshte aktualisht, por ne vende te vecanta dhe vecanerisht ne kthesa, te cilat jane te shumta e te rrezikshme, gjeresia shkon deri ne 20 metra. Kontrata e lidhur mes firmes dhe Drejtorise se Pergjithshme te rrugeve, parashikonte qe, punimet ne kete segment prej 6 km, deri ne hyrje te qytetit te Himares, te perfundonin deri ne shtator te vitit 2009. Por, Gjikuria thote se, ky afat do te pergjysmohet.