PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Nafta, cmimi i importit rritet 17%


E Hene, 05 Maj 2008

Blerina Hoxha

Rusia do te rrise taksen e eksportit te naftes bruto me 17 per qind, duke filluar qe nga nje qershori ne reagim te rritjes se cmimit ne tregjet nderkombetare gjate muajve mars dhe prill. Taksa pritet te arrije ne 398 dollare per ton, ka pohuar per mediat zevendesdrejtori i Doganave ne Rusi, Alexander Sakovich. Rusia furnizon me nafte nje pjese te mire te vendeve te Evropes, perfshire edhe Greqine e cila eshte burimi kryesor i furnizimit per Shqiperine. Rusia rishikon taksen e eksportit te naftes njehere ne dy muaj te bazuar ne ecurine e cmimeve te dy muajve paraardhes. Cmimet e naftes jane rritur 68 per qind ne krahasim me fillimin e vitit 2007 ka pohuar zyrtari rus. Me kete mase Rusia shpreson te stimuloje prodhuesit vendas per me shume investime. Per shkak se, prodhimi i naftes ne Rusi ka rene ne keto 18 muajt e fundit ne nivelin me te ulet. Nafta bruto qe shkembehet ne Nju-Jork arriti ne 23 prill rekordin prej 120 dollaresh per fuci. Kjo rritje erdhi pas nje renieje te rezervave te naftes ne SHBA, konsumatorja e pare ne bote e arit te zi. Prodhuesit e energjise nuk mund ta ndalin e rritjen e vrullshme te cmimit te naftes. Vendeve te ndryshme te botes u duhet te perballojne cmime edhe me te larta, nese deshirojne te kene furnizim edhe ne te ardhmen kane eksportuesit e naftes. Ekspertet kane arritur ne konkluzionin se renia e vleres se dollarit ka ndikuar ne rritjen e cmimeve te naftes dhe kostoja e prodhimit te naftes eshte rritur ndjeshem. Objektivi i ministrave te Energjetikes dhe shume zyrtareve te industrive prodhuese ishte renia dakord per cmimin.

68

per qind eshte rritur cmimi i naftes qe fillimi i vitit te kaluar. Ekspertet nuk jane ne gjendje te parashikojne ecurine afatgjate por shumica e tyre mendojne se, cmimet do te vijojne te rriten

Cmimi larte, rritet fitimi i ARMOS

Kompania shteterore e nxjerrjes dhe perpunimit te naftes, ARMO, arriti vitin qe shkoi nje fitim prej 15 milione eurosh. Burimet brenda kompanise ia dedikojne normen e larte te fitimit rritjes se cmimit te naftes se prodhuar ne vend, e cila ndoqi koniunkturen e tregut nderkombetar. Fitimi i kompanise publike ARMO, ne vitin 2007, llogaritet ne 1,717 miliarde leke, kundrejt 307 milione lekeve te programuara.

Naftes, spekulim ne kursin e kembimit

Vendet prodhuese dhe eksportuese te naftes (OPEC) sipas nje marreveshjeje te perbashket qe kur organizata funksionon, e shesin naften ne valuten amerikane dollarin e konsideruar ende me e besueshmja per shkak te madhesise se ekonomise amerikane. Keshtu qe nje zhvleresimin e valutes se gjelber i ul fitimet e prodhuesve te naftes. Per t'u mbrojtur nga rrisqet qe sjell kursi i kembimit, vendet e OPEC sa here qe zhvleresohet dollari me te njejten mase rrisin edhe cmimin e naftes.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika