 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Kredite, shtrengohen rregullat ndaj bankave
E Hene, 05 Maj 2008
Frika se kredite qe bankat po japin ndaj klienteve nuk do te mund te kthehen e ka detyruar Banken e Shqiperise qe te forcoje rregulloren e per dhenien e huave here pas here. Se fundmi autoriteti qendror bankar ka miratuar nje rregullore qe ve ne mbikeqyrje te ashper kredite ndaj klienteve te medhenj te bankave dhe administrimin e rrezikut qe rrjedh nga ekspozimi i perqendruar ndaj tyre. Ne rregullore parashihen ndryshime ne normat mbikeqyrese per ekspozimet e medha ne perputhje me percaktimet e ligjit "Per bankat" dhe vendosen disa kufizime per kredidhenien e bankes ndaj personave me nje marredhenie te vecante me te. Ne rregullore percaktohen gjithashtu kerkesa mbikeqyrese e raportuese lidhur me monitorimin e vazhdueshem te ekspozimeve te medha. Banka e Shqiperise qe prej dates 3 janar te ketij viti po pergatit nje rregullore te re me masa "ndeshkuese" ndaj bankave per miradministrimin e kredive. Ne keto kushte, autoriteti qendror bankar ka pergatitur nje pakete ndryshimesh rregullative, e cila e nderthurur me masa administrative dhe kontrolle ndaj bankave. Per administrimin e rrezikut te kredise, ne rastet kur klienti nuk eshte i mbrojtur ndaj rrezikut te kursit te kembimit do te perfshijne keto detyrime per bankat. Se pari krijimin e fondeve rezerve per humbjet nga kredia. Se dyti rritjen e kapitalit kur shkelet nje kufi i caktuar ndaj ekspozimit ne monedhe te huaj. Keto masa po merren per shkak se, bankat nuk kane marre ne konsiderate nje paralajmerim te bere nga Banka e Shqiperise me pare per rrezikun qe mbart kreditimi ne valute. Per te siguruar fitime te larta, bankat ne vendin tone abuzojne me dhenien e kredive si ne drejtim te normave te larta te interesit, ashtu edhe ne drejtim te transparences. Konstatimin e ka bere vete Guvernatori i Bankes se Shqiperise Ardian Fullani, ne nje takim qe ka patur ne fillim te muajit te kaluar me drejtuesit e bankave te nivelit te dyte. Ai ka leshuar kritika te ashpra ndaj bankiereve dhe l ka lajmeruar se do te forcoje edhe me shume rregullat e mbikeqyrjes dhe masat administrative ndaj tyre. Treguesi i kredive me probleme ndaj totalit te portofolit te kredive ne terma bruto, perllogaritet 3.6 per qind ne fund te janarit 2008, kjo perqindje nje vit me pare nuk ka qene me pak se 2%.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Nafta per peshkataret 700 leke per liter
- FMN: Permiresoni klimen e biznesit
- FMN: Mos rrisni rrogat e buxhetoreve
- Pasurite e paluajtshme, tregu i paorganizuar
- Cmimet e energjise, ja kushtet
- Masa per cmimet, buxhet shtese
- Bizneset nuk shpetojne nga "gjoba"
- Pasurite e paluajtshme, nderkombetaret ne Tirane
- Nuk paguan dy vjet, falimenton
- Statistika me te sakta, Banka marreveshje me INSTAT
- Nafta, troket kriza globale
- Eksportet, rritja me e larte se, importet
- Euro, drejt nje monedhe kombetare
- Euro monedhe kombetare me anetaresimin ne BE
- Fullani: Shqiperia ne BE ne 2018
|
|