PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Shengjini ende probleme ne prag turizmi


E Hene, 05 Maj 2008

Nje pjese e mire e qyteteve bregdetare kane zgjedhur daten 10 maj per celjen e zezonit turistik. Keshtu qyteti i Vlores ka menduar te zhvilloje dy dite aktivitete kulturore dhe sportive, nderkohe qe ne qytetet e tjera eshte menduar vetem per nje dite. Kurse gjate dites se djeshme qyteza e Orikumit e ka celur zyrtarisht zezonin turistik per vitin 2008.

Ne prag te sezonit turistik plazhi i Shengjinit ende nuk eshte gati te prese pushuesit e pare. Rruga qe te con ne bregdetin e Adriatikut, ne veri te vendit, eshte e shkaterruar. Punimet e nisura para pak kohesh pritet te perfundojne ne fund te vitit, cka do te thote se edhe per kete sezon turistik, ajo do te ofroje kete pamje per turistet vendas dhe te huaj. Pervec rruges, rera nuk eshte pastruar, ndersa furnizimi i vazhdueshem me uje te pijshem dhe energji elektrike vazhdon te jete shqetesues per pronaret e hoteleve. Ndertimi i 16 objekteve te reja prane plazhit te Shengjinit ka shperfillur te gjitha vendimet e autoriteteve perkatese qe merren me rregullimin e territorit prane zonave turistike. Objektet e reja te ngritura gjate koheve te fundit e kane kthyer bregdetin ne nje kantier ndertimi dhe jo pushimi. Nderkohe e njejta situate paraqitet edhe ne qytetin e Pogradecit ku zona e plazhit vazhdon te jete e ndotur dhe e vetmja mase qe eshte marre eshte ajo e rregullimit te zones se bulevardit te qytetit. Sipas banoreve te zones problemi i liqenit te ndotur mund te zgjidhet vetem me ngritjen e nje kolektori i cili te beje perpunimin e ujerave te zeza te cilat derdhen ne liqen.



Infeksionet

Vetem tek okulisti paraqiten te pakten 30 persona ne dite te cilet kane dhimbje dhe skuqje te syve, pasi jane kthyer nga plazhi. Po keshtu nje numer i madh personash kane shfaqur probleme edhe me lekuren, ku sipas specialisteve infeksionet shkaktohen nga uji i ndotur ne plazhe dhe pishina.



Hapesira

Zonat e ndotura kapin nje hapesire prej 150 metra dhe nuk jane te keshillueshme te frekuentohen nga pushuesit pasi mund te shfaqen nje sere infeksionesh. Sipas ISHP-se, kete vit plazhet e Shqiperise duket se nuk kane problemet ashtu si edhe gjate viteve te kaluara persa i perket ndotjes organike te ujerave.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika