PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Qeveria page 1 vit per te papunet


E Hene, 05 Maj 2008

Qeveria ka vendosur qe te paguaje per nje vit te gjithe punonjesit qe dalin te papune nga procesi i privatizimit te kompanive shteterore te naftes ALBPETROL. Keshtu, u vendos qe rreth 1200 punonjesit qe dalin te papune nga procesi i privatizimit te kesaj ndermarrje, te kompensohen me nje vit rroge. Projektvendimi i miratuar ne qeveri parashikon qe keta punonjes do te paguhen per nje vit me nje page mesatare, shto ketu edhe shtesen qe vjen si pasoje e vjetersise ne pune. Keto punonjes perfitojne, per nje periudhe njevjecare, pagese me page bruto mesatare mujore individuale (page baze+vjetersi), te vitit te fundit te punes", theksohet ne draftin e miratuar, duke shtuar se gjate ketij viti ketyre punonjesve do t'ju paguhen edhe sigurimet shoqerore dhe ato shendetesore. Ata qe do te perfitojne nga kjo pagese per nje vit do te jene vetem punonjesit, te cilet kane me shume se dy vjet pune ne kompanite e naftes ne vend.



Tabela

606 - jane punonjesit qe dalin te papune nga ristrukturimi i "ARMO"-s ne Tirane

1 200 - jane punonjesit, qe dalin te papune nga ristrukturimi i "Albpetrol" ne Patos

1 page baze + vjetersine- do t'ju paguhet punonjesve qe do dalin te papune

1 vit- eshte afati qe do te zgjas pagesa

376 000 000 leke- eshte fondi i llogaritur per punonjesit e "ARMO"-s

372 200 000 leke- eshte fondi i llogaritur per punonjesit e "ALBPETROL"



Kriteret

Kualifikime te ndryshme mbi profesionin dhe vendi ne punes

Vjetersia ne pune do te jete kriter kryesor per punetoret

Kategoria e punes eshte nje tjeter kriter baze per punonjesit e naftes

Kushtet sociale dhe te ardhurat ekonomike do te shihen per keta punonjes

Arsimi i larte apo i mesem do te jene prioritet per te mbajtur vendin e punes








Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika