PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

AlbPetrol, 5 kritere per vendin e punes


E Hene, 05 Maj 2008

Sonila Isaku

Rreth 1200 punonjes te kompanise shteterore te naftes AlbPetrol do te pushohen nga puna, pas privatizimit te saj, ne baze te kritereve te vendosura nga stafi drejtues. Ne nje takim te Ministrise se Punes, sindikatave dhe drejtuesve te kesaj kompanie eshte rene dakord qe te largohen ata punonjes te cilet nuk kane kualifikimin e duhur, arsimimin por edhe kategorite ne pune. Nderkohe qe nje tjeter kriter i rendesishem eshte edhe kategoria sociale ne te cilen ben pjese. Kjo do te thote se familjareve me te ardhura te pakta ekonomike nuk do u preket vendi i punes.

Kriteret

Punonjesit aktuale te kompanise shteterore te naftes Albpetrol duhet te plotesojne 5 kritere kryesore te vendosura nga drejtues te saj dhe perfaqesues se Ministrise se Punes. Duke bere nje studim lidhur me kualifikimin, vjetersine, kategorite e punes, arsimimin, dhe kushtet sociale te punonjesve do te percaktohen edhe personat te cilet do te dalin te papune. Sipas kesaj skeme te menduar dhe mbi bazen e studimit do te percaktohen dhe punonjesit te cilet nuk do te mund te vazhdojne te punojne ne kete kompani. "Procesi i riorganizimit te ndermarrjes do te kaloje nepermjet nje transparence maksimale. Nderkohe qe bashkepunimi me sindikatat do te vazhdoje gjate te gjithe kesaj kohe" jane shprehur drejtuesit e AlbPetrol. Nga ana tjeter drejtuesit e dy sindikatave kane kerkuar garanci dhe zbatim te kritereve te vleresimit per punonjesit.

Shkurtimi

Kompania shteterore e naftes ka aktualisht 4922 punonjes, por me privatizimin e saj pritet qe 1200 prej tyre te lene vendin e punes. Sipas drejtuesve te kompanise se naftes emrat e punonjesve te cilet do te shkurtohen do te afishohen ne ndermarrjet respektove ku punojne. "Cdo punonjes i cili ka ankese apo edhe propozim mund ta beje nje te tille ne stafin drejtues te kompanise per te rishikuar vendimin e marre per vendin e punes" jane shprehur drejtues te kompanise. Ky takim eshte zhvilluar nga ana e Ministrise se Punes per ndermjetesim-pajtimin dhe mosmarreveshjet kolektive ne pune. Keshtu gjate ketij viti jane zgjidhur rreth 40 mosmarreveshje te tilla kryesisht ne sektorin e transportit, energjetikes, telekomit, fabrika e cimentos dhe miniera.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika