Dede: Ne te ardhmen edhe Han do me therrase
E Diele, 04 Maj 2008
Nevil Dede, mbrojtesi qe eshte lene jashte skuadres kuqezi nga trajneri Ari Han, shprehet i habitur nga mos grumbullimi i tij me perfaqesuesen, por beson se ne te ardhmen trajneri holandez, Ari Han, do te ndryshoje mendim. "Mos thirrja ne skuadren kombetare nuk me ka merzitur, por mund te them se me ka habitur. Thjesht nga pike vizimi personal. E kam thene edhe me pare, Han eshte nje trajner i sapoardhur ne drejtimin e skuadres dhe, si cdo trajner i ri, ka mendimet e veta se cfare do te beje me ekipin. Per kete arsye, ai ndoshta ka menduar se une nuk mund t'i pershtatem lojes dhe ideve qe ai ka, ndonese nuk kemi biseduar. Ndoshta, pas nje veshtrimi te metejshem te skuadres dhe lojtareve qe i duhen, ai edhe mund te ndryshoje mendjen. Ai eshte trajneri i skuadres dhe une respektoj vendimet e tij. Edhe Brigel e Baric nuk me kane thirrur qe ne fillim. Ndoshta ndryshon edhe Han ne te ardhmen. Gjithsesi, i uroj suksese atij dhe skuadres", perfundon deklaraten e tij ish-mbrojtesi i Tiranes, Nevil Dede.