PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Sahatciu, dueti surprize me Daivid


E Diele, 04 Maj 2008

Kengetarja kosovare ka magjepsur te famshmin e muzikes britanike qe i beri dhe oferten

Kengetarja nga Kosova, Rita Ora Sahatciu, ka magjepsur Craig David-in, i cili, ne albumin e tij me te fundit, "Trust me", ka nje duet me 17-vjecaren shqiptare. Fjala eshte per kengen "Awkward", ndersa vete Craig David thote se eshte mahnitur nga talenti i saj dhe se eshte duke punuar ne albumin e saj, i cili pritet te dale ne treg vetem ne vitin 2009. Ne nje interviste per BBC, kengetarja e re, e cila ka qene me pak se nje vjece kur eshte vendosur me familjen e saj ne Londer, rrefen per kontaktin e saj me kengetarin Davids dhe per koncertet ku ka qene perkrah tij ne skene. Ndersa prioriteti i saj i momentit eshte puna intensive per albumin e saj te pare, i cili pritet te dale ne fillim te vitit 2009. E pervec te qenit nje kengetare me te ardhme te sigurt, ajo kur ka qene 14 vjece, interpretoi edhe ne nje film britanik, i cili ne qender ka nje vajze nga Kosova, qe i duhet te perballet me kaosin e nje vendi te madh, sic eshte Londra.

Si ndodhi qe munde te kesh nje duet me Craig David?

Ishim te dy ne studion e producentit tone te perbashket. Me ka degjuar te kendoj. Fill me ka thene, te zbres pak me te poshte dhe me zgjati nje leter. Me tha: dua vetem te te degjoj se si e kendon kete tekst. Kendova dhe tha vetem: perfekt! E qe ne ate moment, ndali te kerkonte nje kengetare per duetin, ate kenge qe tanime eshte e jona, "Awkward".

Tani te shohim ne skene, jo vetem si kengetare, por edhe si aktore, na trego pak per fillimet e tua?

Kam qene fare e vogel, vetem 5 vjece, kur isha e magjepsur pas televizorit dhe vetem kendoja e kerceja. Ka qene mami, ajo qe me ka shtyre te ndjek shkollen per muzike me pas. S'ka qene fare e lehte, pasi me eshte dashur te shkoj ne shume shkolla dhe me ne fund munda te hyj ne njeren prej tyre ne Londer. Dhe per vite te tera kam ndjekur shkollen e muzikes.

Dime se ne moshe te vogel keni interpretuar edhe ne nje film...

Po para gati 3 vjetesh, kam interpretuar ne nje film britanik, qe titullohet "Spears". Ben fjale per nje vajze nga Kosova, qe gjendet ne Londer me vellane e saj te vogel. Isha vetem 14 vjece ne ate kohe dhe une gati nuk arrija te kuptoja ate qe po me ndodhte, megjithate nje gje mund t'jua them, se ne film kam folur vetem shqip. E per kete me eshte dashur qe te mesoj shqip, pasi vertet nuk jam fare mire me shqipen dhe pervecse ka qene nje pervoje e bukur, me ndihmoi edhe te lexoja e te mesoja pak me mire shqip.

E pas kesaj pervoje, tani keni nje duet edhe me kengetarin Craig David. Pas saj ka album?

Po, aktualisht jam duke iu perkushtuar jo pak albumit tim, i cili dua te dale sa me shpejt ne treg. E nga ana tjeter, nuk dua as te ngutem, sepse dua qe albumi im te jete perfekt.

Por kam qene edhe teper e impenjuar me koncerte, pasi dueti im me Craig David ka bere qe te jemi ne shume vende te botes, e gjithandej me koncerte live. Ka qene pervoje e mrekullueshme dhe ai eshte kengetar teper i mire, nga i cili meson shume.

Tani e sheh veten me shume si kengetare apo aktore?

Se pari, dua te nxjerr albumin tim dhe eshte primar ne kete moment, por nuk mohoj dot se dua ta shoh veten edhe ne film edhe ne skene. S'dua dhe nuk mund te heq dore nga te dyja. Por, ajo qe dua te shoh per momentin eshte reagimin e publikut per muziken time, ndaj edhe dua qe albumi te dale sa me pare, qe te shoh veten se ku jam dhe muziken time. Po punoj me nje kompozitor shume profesionist, i cili me pare ka bere edhe albumin e Craig Davids dhe te tjereve kengetare nga e gjithe bota. Eshte Martin Terefi, i cili me ka "gjetur" ne park. Interesante, pasi une isha duke kenduar me shoqet e mia ne park, kur me ka degjuar, e prej aty nisi gjithcka dhe me ofroi te punonim bashke. Se pari, do te dale ne single, e me pas do te kemi albumin. Pasi keshtu veprohet, eshte gati nje testim qe i behet degjuesve para se albumi te dale ne treg, vetem se ende nuk di se cfare do te jete kenga e pare.

Cila prej kengetareve te reja tani ne Londer te pelqen?

Emi Winehouse eshte ajo qe me pelqen vertet shume dhe muzika e saj me magjeps. Nuk me pelqen si femer, por teper per ate cka i jep muzikes. Eshte edhe nje tjeter kengetar, Keino, i cili aktualisht jo vetem eshte i suksesshem, por eshte artist shume i madh.

E ke trasheguar nga ndokush talentin ne art?

S'di c'te them ne kete pike, babi im s'ka fare lidhje me muziken, vetem me sportin. Ndersa mami, ndonese nuk e ka ushtruar zerin, di te kendoje mire dhe ka timber shume te vecante. E me siguri prej saj e kam. Por gjyshi im, Besim Sahatciu, ka qene aktor, e keshtu me siguri e kam marre edhe prej tij dellin e artistit.

Kush eshte Craig David

Craig David, kengetari qe me kengen e tij te pare u ngjit ne top listen e kengeve me te suksesshme ne bote, ka edhe nje duet me kengetaren shqiptare, Rita Ora (Sahatciu). I lindur ne vitin 1980, David e nisi karrieren duke hedhur pak zera ne kenget e atyre kengetareve qe dikur ishin ne maje, e tani vijojne te pelqehen po njesoj, sic eshte edhe Eric Clapton. Singelli i tij i pare, i cili ne pak muaj beri xhiron e botes, erdhi edhe ne Shqiperi, ishte "Fill me In" ndersa albumi i tij i pare me 10 kenge ishte "Born to do it" i cili shiti me se 7 milione kopje ne te gjithe boten. Ndersa nje prej kengeve te tij me te suksesshme, eshte "Key To My Heart". David eshte prej atyre kengetareve, albumet e te cileve perhere jane nder me te shiturit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika