PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Festa me e shumepritur, ne nje panair nuserie


E Diele, 04 Maj 2008

"Shkodra behet nuse-2008". Ka qene ky panairi me i ri i nuserise ne qytetin e Shkodres, i cili eshte shpalosur ne oret e paradites se djeshme ne mjediset e Hotel Turizmit "Rozafa". I organizuar per here te pare me nje stil dhe tematike te tille, panairi "Shkodra behet nuse", ka terhequr mjaft qytetare shkodrane. Ne menyre te vecante kane spikatur ciftet e reja, te interesuar me teper se kushdo per sherbimet e reja qe ofronte panairi. Por, te shumte kane qene edhe perfaqesues te brezave te ndryshme, kryesisht familjare, nderkohe qe merrnin pjese edhe perfaqesuesit e qeverisjes lokale. Aktiviteti eshte hapur me nje ceremoni te thjeshte, ku vendi i pershendetjes se rastit i ishte rezervuar zonjes Lida Luka, e cila gjate fjales se saj ka pergezuar organizatoret e kompanise "Euromedia Studio" per nismen shume interesante qe kane marre. Koordinatorja e ketij panairi, Egesta Ferhati, eshte shprehur se, "nje panair i tille eshte nje risi ne qytetin verior. Panairi i marteses ka ne perberje te tij pavijone shume te vlefshme per komunitetin, duke i ofruar atyre mundesine e njohjes dhe te zgjedhjes per diten me te bukur te jetes se tyre, fustanin e nuserise. Nje panair i tille eshte ne sinkron te plote me kulturen dhe traditen e mrekullueshme qe ka prej vitesh ky qytet, ku dasma shkodrane eshte e njohur ne te gjithe vendin per risite qe ajo mbart ne vetvete". Ciftet e reja kane pasur rastin te njihen me nga afer me te rejat me te fundit qe ka ofruar panairi, tendencat me te reja ne fushen e vlerave, te ftesave, por dhe asortimenteve te tjera shtese, per te cilat ka nevoje nje dasme perfekte, duke mos harruar dhe vendin ideal qe ata kerkojne per te kaluar muajin e mjaltit. Tendencat e modes te fustave te nuserise jane paraqitur bukur nga "modelet" pjesmarrese. E bardha dhe tantellat e shumta duket se jane ne mode per kete stine martesore duke shenuar keshtu nje rikthim tek e bardha qe per pak kohe u la pak menjane, megjithe magjine qe i jep kesaj dite te shenuar. Bustet e zgjatura me shume dhe maft transparante dhe qendismat me gure dhe rruaza te bardha sikur i kane dhene me shume pompozitet nuseve duke bere qe te duken me shume klasike dhe pse jo me nje pamje aristokratike. Por nuk kane munguar as fustenet me ngjyra te ndezrua. E sa i perkete aksesoreve nuk ka nje drejtim te percaktuar. Lule te shumta mbi krye dhe rruaza qe mublojne duskhem dekoletet e fustaneve. Kjo ishte ajo cka serviri ky panair ne Shkoder, unik ne llojin e tij.



Panairi, feste e pervitshme!

Ishte dicka qe ne fakt i ka munguar Shkodres qe organizimim e dasmes e ka ne tradite te vecnate. "Perderisa ne Shkoder ka mjfat biznese qe merren me ceremonite e martesave, mendova edhe per nje dite qe t'i perkase vetem nuseve te Shkodres"-shprehet organizatorja e panairit, Ogesta Ferhati. Ndersa ajo qe thekson eshte fakti se ky do te shnderrohet ne nje panair te pervitshem ne Shkoder.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika