PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Guehenno, ne Prishtine per "fakte"


E Diele, 04 Maj 2008

Zevendesi i Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se, Jean Marie Guehenno, arriti ne Prishtine, ne kuader te nje misioni faktmbledhes, gjate te cilit, me zyrtare vendore e nderkombetare, do diskutoje edhe per pranine e ardhshme civile nderkombetare ne Kosove. Ai zhvilloi nje takim te perbashket me presidentin Fatmir Sejdiu, shefin e UNMIK-ut, Joachim Ruecker, dhe zevendesin e tij, Larry Rosin. Guehenno tha se vizita ka per qellim qe te shohe nga dora e pare situaten ne terren, tashme pas realitetit te ri te krijuar ne Kosove. Misioni i tij eshte faktmbledhes, sic ben edhe me misionet tjera paqeruajtese ne bote. Ne takimet me kreret e institucioneve ai ka vendosur te diskutoje per pranine e ardhshme civile nderkombetare ne Kosove", deklaroi zedhenesi i UNMIK-ut, Rusell Geekie.

Jean Mari Guehenno, qe drejton edhe Departamentin per Operacione Paqeruajtese ne OKB, do te vizitoje sot dhe Mitrovicen, ku do te takoje perfaqesuesit rajonale te UNMIK-ut dhe lideret lokale serbe. Kjo eshte vizita e pare e nje drejtuesi te larte te OKB-se ne veri, pas trazirave te atjeshme te 17 marsit, te cilat moren jeten e nje polici nderkombetar.

Gueheno ka iniciuar dite me pare bisedimet mes Zyres se OKB-se ne Beograd dhe Qeverise serbe per te ardhmen e UNMIK-ut brenda vendbanimeve serbe ne Kosove, vecanerisht ne pjesen veriore, ne kohen kur Bashkimi Evropian ka bere pothuajse te gjitha pergatitjet per te zbarkuar pjesetaret e EULEX-it.

Nderkohe kjo vizite koincidon edhe me viziten e nje ekipi te hetuesve te OKB-se. Ata gjenden ne Kosove per te hetuar ngjarjet e 17 marsit, vecanerisht procedurat e brendshme te UNMIK-ut, qe jane ndjekur ne marrjen e vendimit per operacionin qe coi ne lirimin e objektit te uzurpuar te Gjykates se Qarkut ne veri te Mitrovices nga protestuesit serbe.

Pas Prishtines, Guehenno do te vizitoje dhe Beogradin.



Tadic: Serbia asnjehere s'do ta njohe Kosoven

Shpallja e pavaresise se Kosoves ka ndikuar negativisht ne rrethanat politike ne Serbi, ka destabilizuar pjese te Kosoves me popullsi shumice serbe dhe ka demtuar procesin e bashkepunimit dhe pajtimit ne gjithe Ballkanin. Ky ishte pretendimi i hedhur dje nga presidenti i Serbise Boris Tadic. Ai ka riperseritur se Serbia asnjehere nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves, sepse kete akt e konsideron jolegjitim. Tadic gjithashtu ka shtuar se luften per interesat e saj, Serbia do ta vazhdoje me te gjitha mjetet politike dhe diplomatike ne dispozicion, pa perdorimin e forces.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika