Siro Muedini me "Ngacmime" ne GKA
E Diele, 04 Maj 2008
"Ngacmimet" e Siro Muedinit prej pasdites se 2 majit qendrojne te ekspozuara ne nje prej sallave te Galerise Kombetare te Arteve. Jane 30 tablo, punime ne vaj te piktorit qe deri me 9 maj do te qendrojne me vizitoret e GKA-se. Portrete, kompozime e peizazhe percjellin ne hapesire e tablose, por brenda kornizes ndjesite e piktorit. Pagezim domethenes i ekspozites, "Ngacmime" si per te rrefyer ate cka vertet e ka ngacmuar pergjate krijimtarise se tij Siro Muedinin. Jane impresionet e piktorit, ato qe i kane vene edhe titullin ekspozites. Prej vitit te hershem 1976, Muedini ka qene prezent ne jo pak ekspozita jo vetem ne Galerine Kombetare te Arteve, por edhe ne galerite private apo edhe pjesemarres ne Konkursin Nderkombetar te Arteve Pamore, "Onufri" qe mbahet cdo vit ne GKA. Duke kapercyer kufijte e Tiranes, tablote e tij jane ekspozuar edhe ne galerite e mjaft qyteteve shqiptare, por ajo cka eshte teper e rendesishme, piktura e tij ka bere edhe xhiron e botes, ne Krete, Athine, Verona, Trieste, Padova etj.