"Jubileu i themelimit te shkolles, i shenjte"
E Diele, 04 Maj 2008
Anisa Ymeri
Themele te hedhura 50 vjet shkuar! Si per cdo foshnje nuk mjaftonte qe themeluesit e Shkolles se Baletit ne Tirane vetem ta sillnin ne jete, por edhe ta ndihmonin te rritej. Drejtori i pare i shkolles, Petrit Vorpsi, jeton pertej detit, ne Itali, por ne kete jubile te madh, ne galane e madhe te 50-vjetorit te themelimit te shkolles, eshte i ftuari i nderit. Nje pervjetor qe e cileson thjesht "te shenjte". Themeluar ne vitin 1957, me se gjysme shekulli me pare. Qene jo te pakte ata qe u enden zyrave e trokiten dyerve te shtetit te atehershem per te celur kete shkolle edhe ne Tirane. Disa jane ndare nga jeta, e te tjere jane ende teper aktiv dhe me energji te pashembullt. Mjaft te permendim mjeshtrin e madh te baletit shqiptar, koreografin Agron Aliaj. Ndersa kur takohesh me miq e kolege te vjeter, s'mund te mos iu kthehesh pas kujtimeve, por edhe falenderimeve, e sidomos veshtiresive per te mberritur ne kesi pervjetoresh te medhenj. Ka qene kembengulje e madh e drejtores aktuale te shkolles, Blerina Arbana dhe mbeshtetja e gjithe stafit e nxenesve per te sjelle nje gala te ketyre permasave ne skenen e Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit.
Z. Vorpsi, jeni themelues i Shkolles se Baletit, pas gjysme shekulli c'ndjesi provoni?
Kaloi gjysme shekulli, dhe 50 vjet jane shkume. Kjo eshte nje date qe kushdo prej nesh e kujton si dicka te shenjte, pasi ne u rritem bashke me kete shkolle te cilen e themeluam. Tani jemi te moshuar, por ndjejme gezim te madh per te rinjte qe kane dale prej kesaj shkolle dhe po na zbardhin faqen kudo ne skenat me te medha dhe me prestigjioze te botes. Ky eshte nje jubile, i cili na ben te kthehemi pas nder dekada dhe ta kujtojme me shume dashuri, pasi aty eshte i gjithe mundi yne, mundi i nje plejade artistesh ku dua te permend Zoica Haxhon, Ganimet Vendreshen, Agron Aliajn apo edhe une qe po flas si drejtori i pare i kesaj shkolle. Ne jemi te paret qe ndjejme gezimin e madh per ata qe tani jane pedagoge e drejtues se kesaj shkolle, pasi kane dale prej duarve tona dhe po tregojne se dine t'i mbijetojne viteve. Shoh te udhes te theksoj ne kete dite te madhe kur kremtohet jubileu i shkolles, se gezim te madh s'mund te mos ndjejme teksa shohim nxenesit tane te jene teper te suksesshem neper bote. Kjo tregon se tradita e shkolles sone po njihet sot neper bote, dhe po tregon se di t'i mbijetoje dekadave. Altin Kaftira, Ilir Kerni, Kledi Kadiu, Ambeta Toromani dhe shume e shume te tjere, jane shembull i asaj te bukure, asaj te mire dhe eshte deshmi e arritjeve te medha te shkolles shqiptare ne bote. Eshte veshtire te kerkosh pune ne lemin tone, por te gjithe keta qe permenda, por edhe emrat qe nuk munda t'i permende kane gjetur pune dhe kane arritur sukses pse kane qene teper te formuar profesionalisht prej shkolles nga ku kane dale, prej Shkolles sone te Baletit. Ata kane qene dhe jane profesionalisht te denje per te arritur suksesin.
Dhe kjo fale shkolles ruse te baletit?
Ata balerine qe suksesin e tyre e kane pertej Shqiperie, por edhe te tjeret qe jane ketu jo me pak te suksesshem, e ata qe po formohen aktualisht ne kete shkolle, i ka bere dhe vijon t'i beje balerine shkolla shqiptare, por ama metoda eshte e shkolles se Bolshoit se Moskes. Ishin programet e kesaj shkolle, me te cilat punuam per dekada te tera dhe vijojme te punojme me to. Ky ka qene fat i madh, pasi ajo edhe sot mbetet nje nga shkollat me te medha te botes, me me ze qe ka nxjerre mjeshter te medhenj qe njihen ne tere boten. Ndaj e kam edhe per nder te them sot se kete vazhdimesi te ketyre metodave, te ketij mendimi origjinal artistik dhe shume te vyer e percjellin ne skenen tone ne kete pervjetor te shkolles, dy miqte tane qe kane ardhur nga Rusia, Evgeni dhe Maksim Vallukin qe jane dy personalitete te baletit rus dhe boteror. Jane shkencetare te vertete te koreografise.
Krahasuar me kohen e themelimit, si e shihni sot, pas 50 vjetesh, Shkollen e Baletit?
Cdo etape zhvillimi ne shoqerine tone dhe kudo ka ecurine e saj. Ne kohen e themelimit ishin nje brez artistesh te sapoardhur nga shkollat me te mira, sidomos ruse, qe kishin forcen e mendimit, shume novator dhe kishin mbi te gjitha nje mundesi shume te madhe krijimi. E ne kete kohe u ngjiten ne skene edhe shfaqjet "Halili dhe Hajria", "Cuca e maleve", ndersa sot shumecka ka ndryshuar. Duhet te behen pse jo edhe kerkime qe te mos rrihet ne ato etapa foshnjore, fillestare por te kete kontakte direkt dhe te shpeshta me baletin perendimor, i cili eshte pak i njohur nder ne. Por, ama, kemi pasur fatin e madh te njohjes dhe disiplines se punes me baletin klasik rus, qe eshte balet shume i madh. Ai eshte baleti i poetikes se madhe, sepse behet nje paralelizem edhe me poezine e madhe ruse e poetet e medhenj Pushkin a Esenin, sic eshte e madhe edhe literatura ruse. E mbi kete eshte ndertuar edhe baleti i madh rus, sepse asgje, e sidomos baleti, s'mund te ndertohet a krijohet mbi nje vend te zbrazet, por mbi mendime te medha.
Po nga mosnjohja e teknikes perendimore kemi humbur shume?
Teknika e baletit dhe metodat qe perdoren nga baleti perendimor na japin mundesine e asimilimit te shumckaje ne nje kohe me te shkurter. Shkolla jone perhere ka qene teper e fokusuar te baleti klasik dhe kjo eshte shume mire, pasi ajo eshte baza e nje suksesi te madh, por kohet ndryshojne dhe ne duhet te ecim me ritmin e saj.
Por nje gje s'duhet ta harrojme ne asnje moment, qe shkolla jone u hap me veshtiresi te jashtezakonshme. Tani duket cudi, por atehere nuk kishte as godine! Por nxenesit e pare te kesaj shkolle qe s'kane per t'u harruar kurre, sepse bene me pas bashke me ne historine e baletit shqiptar. Dua te kthehem pas ne kohe, per te thene se rregulli yne ishte te zgjidheshin sa djem aq edhe vajza per t'u pranuar ne shkolle, qe te gjithe te kishin partneret e tyre. E kjo eshte e marre nga shkolla ruse, dhe eshte mendim shume i shkelqyer!
Vallukin, mjeshtrit ruse te baletit
Pjesa e dyte e baletit "Bajadera" qe u ngjit ne skene ne mbremjen gala te 50-vjetorit te Shkolles se Baletit mban firmen e dy mjeshterve rus, Evgeni dhe Maksim Vallukin. At e bir, prej me se 10 ditesh punuan intensivisht me nxenesit e shkolles per te treguar edhe nivelin e kesaj shkolle ne kremtimin e gjysmeshekullit te themelimit te saj.
Mirenjohje per themeluesit e shkolles
Personalitete qe themeluan Shkollen shqiptare te Baletit, por edhe qe u rriten bashke me te. E ne kete 50 vjetor, trofete e mirenjohjes per ta s'mund te mungonin. Ndersa s'mund te liheshin menjane edhe ata pedagoge, qe aktualisht jane pjese e kesaj shkolle, pasi fale tyre, tradita e mire e shkolles sone vijon.
Julind Dervishi nga "Moulin Rouge" te "Bajadera"
Nje prej studenteve qe u ngjit ne skene ne galane e madhe te pervjetorit te Shkolles se Baletit ishte edhe balerini i ri, Julind Dervishi. Pedagoget e shkolles i besuan atij rolin e rendesishem te baletit "Bajadera", i cili u ngjit mbreme ne skenen e madhe te Teatrit Kombetar te Operes dhe Baletit. Por, ndryshe nga shume te tjere, skena e TKOB nuk ishte e panjohur per te. Per shume mbremje me radhe, ai interpretoi perkrah balerineve te operes ne muzikalin e bujshem "Moulin Ruge". E ndonese kjo ka qene hera e tij e fundit dhe me e afert ne nje projekt teper te madh artistik, s'ka qene e vetmja. Kahere Julind Dervishi ka interpretuar edhe te "Katedralja e Parisit", "Bolero" e "Liqeni i mjellmave", jo vetem ne skenen shqiptare, por edhe pertej Shqiperise. Dervishi shprehet ne kete 50- vjetor te themelimit te shkolles: "S'kam si te mos jem i lumtur qe ky rol solo m'u besua mua. Sidomos per faktin se "Bajadera" eshte nje veper e madhe. Dua te falenderoj pedagoget e mi per punen qe kane bere me mua dhe besimin e madh qe tregojne. Shpresoj se nuk i kam zhgenjyer". Shkolla jone e baletit ka nxjerre jo pak emra te njohur qe interpretojne suksesshem ne skenat boterore, dhe Julind Dervishi eshte nje prej atyre balerineve te talentuar qe do dale prej kesaj shkolle.