Enver Petrovci: Cfare me solli ne politike
E Diele, 04 Maj 2008
Aktori i njohur kosovar flet ne nje interviste per radion Evropa e lire, mbi zhvillimet me te fundit ne Kosove dhe te ardhmen e shtetit me te ri. Ai hedh kritika ndaj politikes ne teresi dhe shpreh objeksionet e veta. Ndalet dhe ne faktin se eshte inkuadruar ne partine "Ora".
Pas 17 shkurtit, statusi i Kosoves ka ndryshuar dhe Kosova tashme eshte e pavarur dhe e njohur nderkombetarisht nga rreth 40 shtete. A mendoni se ka filluar te ndryshoje edhe kultura politike dhe menyra e qasjes se politikaneve kosovare ndaj problemeve ne Kosove?
Sigurisht qe ka ndryshuar, por ndryshimi me i madh nuk eshte ne praktike, per arsye se nuk varet vetem nga deshira, por nga ajo qe ekziston. Cka ka ndryshuar me se tepermi, eshte ndjenja se gjerat jane ne duart tuaja dhe t'i mund te vendosesh. Kjo mendoj se eshte nje ndjenje gjithe popullore, nje ndjenje se gjerat i kemi ne dhe shkurt do te thosha - liri qe te bejme ate qe ne deshirojme e jo ate qe kane deshiruar te tjeret.
Sipas jush, a ka ndonje ndryshim nga vitet e kaluara, ne aspektin e pergjegjesise se politikaneve te zgjedhur ndaj popullates? A prisni ndryshime dhe a ka shenja se mund te realizohen premtimet e dhena gjate fushatave parazgjedhore?
Mendoj se ndryshime te medha nuk ka. Nuk pres ndonje ndryshim te madh me kete qeveri dhe me qeverite qe do te vijne ne te ardhmen. Mendoj se ndryshim i madh do te ndodhe atehere kur do te ngritet populli ta shprehe pakenaqesine e vet. Mendoj se politikanet nuk do te kene droje kurre nga populli, derisa populli nuk cohet dhe te permbyse, jo kete qeveri, por te gjitha korrupsionet, te padrejtat qe po ndodhin me dhjetera. Ju e dini ate logjike, njehere largohet armiku i jashtem, pastaj armiku i brendshem. Mjerisht kjo dukuri do te ndodhe edhe te ne. Une ate e pres ose eventualisht populli nuk do te cohet ne kembe vetem nese investohet shume shpejt para e madhe ne ekonomine e Kosoves, ne punesimin e njerezve dhe ne te gjitha sferat tjera. Ky eshte popull shume i mencur, popull qe di te duroje, popull qe di te degjoje, por mendoj se ka ardhur koha e fundit qe s'jam i bindur se populli do te degjoje me, por kerkon pune, rregull e drejtesi. E kete, politikanet nuk do ta kuptojne duke rrezikuar te ndodhin ngjarje te medha.
Ne zgjedhjet e fundit ne Kosove, ndryshe nga ato paraprake, nje numer i njerezve te artit eshte kycur ne politike. Nje prej tyre keni qene edhe ju. A mendoni se njerezit e artit mund te sjellin ndryshime ne politike, por edhe pergjithesisht?
Po, eshte e njohur ne historine e artisteve qe kane ndryshuar boten, jo vetem ne art, por edhe ne politike. Une, personalisht, jam lidhur me ftesen e Partise Ora. Ne, artistet, gjithmone flasim mes vete, duke thene se nuk dua te merrem me politike, artisti nuk duhet te merret me politike. Nje prej tyre jam edhe une qe nuk duhet te merrem me politike. Por, koleget me te cilet kam biseduar, me kane thene se duhet te kycesh, duhet te hysh e te na nxjerresh nga kjo situate, aq sa ata kane menduar se une mundem. Kjo ka qene ambicia pse kam hyre ne politike, ne menyre te pasuksesshme, sic e dini, por nuk prish pune qe edhe te tjeret te kycen, por me nje kusht - une mendoj qe kur artisti kycet ne politike, nuk duhet te merret me me art. Kjo ka qene qasja ime dhe vertet nuk do te isha marre me art. A ka ndodhur me mire keshtu sic eshte apo sic do behej, nuk e di, por kjo eshte e verteta.
"Kosove-Serbi, arti ne mes"
Per nje kohe te gjate, aktori Enver Petrovci eshte aktivizuar ne Beograd. Duke iu pergjigjur pyetjes nese "mund te komunikojne mes tyre dy komunitetet e artisteve, te Kosoves dhe Serbise, dhe kur pret nje permiresim te marredhenieve te pergjithshme ne mes te ketyre dy shteteve?, Petrovci i dha kete pergjigje:
"Jo vetem artistet, por edhe sportistet, mendoj se jane dy elemente kryesore qe pas gjaqeve, duhet te hyjne te paret ne marredhenie te mira, ne marredhenie pozitive. Arti, perndryshe, ka edhe kete detyre, qe te pajtoje, te permiresoje gjendjen etj. Mendoj se shume lehte artistet do te merreshin vesh ne mes vete nese pak politika do t'i kishte ndihmuar, do t'u kishte dhene krah. Mendoj se edhe artistet nga Serbia, edhe ata nga Kosova, do te kishin hyre shume shpejt ne kontakt te miresjelljes dhe te punes, por per kete moment, mendoj se nuk do te behet kjo pune derisa statusi i Kosoves do te jete ne pikepyetje nga ana e Qeverise se Serbise. Mendoj se me pranimin e realitetit, shume shpejt, jo vetem artistet, por edhe sportistet, edhe biznesmenet, do te hyjne ne marredhenie pozitive mes dy shteteve".
Trofe mirenjohjeje per mjeshtrit e baletit shqiptar
Petrit Vorpsi
Ganimet Vendresha
Xhemil Simixhiu
Zoica Haxho
Agron Aliaj
Luan Shtino
Pianistet
Liljana Papuciu
Iris Bijo
Mesueset e kultures
Valbona Laze
Vera Kollozi
In Memoriam
Gezim Kacelin
Miltiadh Papen
Sadik Batku