E semure, abuzohet dhunshem nga dy te rinj
E Diele, 04 Maj 2008
Vuajtja nga semundje psikike dhe fakti i te qenit shurdhmemece, nuk ishin keto dite te vetmet halle per nje 28-vjecare, pasi ajo eshte rrembyer e me pas perdhunuar ne grup nga dy djem. Ngjarja e rende eshte regjistruar para pak ditesh nga policia e Vushtrise (Mitrovice) e cila dha dje informacionin per arrestimin e dy te dyshuarve. Ata jane dy djem shqiptare te Kosoves, qe te dy 25-vjecare, me banim ne zonen e Vushtrise.
Sipas hetimeve qe kreu Sherbimi Policor, dy te rinjte kane rrembyer ne mes te rruges nje 28-vjecare nga Vushtria, e cila mesohet se eshte shurdhmemece dhe me te meta psikike. Anetaret e familjes se viktimes duke mos e arritur te gjejne vendndodhjen e 28-vjecares, kerkuan ndihmen e policise. Kjo e fundit, nisi perpjekjet per te zbardhur cfare kishte ndodhur.
"Ne konstatuam se dy 25-vjecaret, pasi e kishin rrembyer me makine te semuren 28-vjecare, ne fshatin Babimovc te Obliqit, me force e kishin derguar ne nje banese jo larg lokalitetit te banimit te tyre, ku dhe ushtruan dhune seksuale", deklaruan hetuesit e SHPK. Sipas tyre, e pambrojtura eshte perdhunuar ne grup nga te rinjte te cilet kane ushtruar edhe dhune psikologjike dhe fizike per te realizuar qellimin e shemtuar.
Ndonese ngjarja kishte ndodhur ne javen e fundit te prillit, vetem dje policia ka arritur te zbardhe identitetet e dy te dyshuarve, te cilet i arrestoi pa rezistence ne banesat e tyre. "Ne kemi ngritur mbi dy te rinjte, akuzen e marredhenieve seksuale me dhune ne bashkepunim", si dhe ate te "rrembimit", sqaroi policia.