Kina, sa shume dhe sa pak internet
E Diele, 04 Maj 2008
Sa shume dhe sa pak internet ne Kine. Kontradikta eshte e thjeshte. Vendi me popullsine me te madhe ne bote, afro 1.5 miliarde, ka dhe numrin me te madh te perdoruesve te internetit. Por njekohesisht, Kina shquhet dhe si shteti qe censuron ndjeshem lundrimin ne internet. Ne kuadrin e 3 majit, dites nderkombetare te lirise se shtypit, arena nderkombetare mediatike u perqendrua dje ne ate qe e cileson "censure e internetit ne Kine". Ata vleresojne se me futjen e internetit, gazetaret kritike e kane me te lehte t'u degjohet zeri.
CENSURA
Por, aparati me i madh i kontrollit eshte ne duart e pushtetareve ne Kine. "Faqja qe deshironi nuk eshte disponibel". Perdoruesi i internetit nuk e kupton se ka nderhyre censuruesi. Nje njoftim banal gabimi shfaqet ne monitor kur ne Kine perpiqesh te hapesh nje faqe te ndaluar interneti. Duket sikur teknika eshte coroditur ose sikur ke shkruar gabim adresen. "Perdoruesit shpesh nuk e kuptojne se c'ndodh. Nje nga synimet eshte me siguri qe ata te behen te pasigurt", pohon Katrin Evers, zedhenese e organizates Reportere pa Kufinj. Prej vitesh, Evers mbledh prova mbi funksionimin e aparatit kinez te censures. "Ka dhjetera mijera police te internetit, te cilet jane pergjegjes per mekanizimin e filtrimit dhe censures. Ne te angazhohet nje numer gjigand personeli dhe behen shpenzime shume te medha", evidenton ajo.
SISTEMI
Per te filtruar me sukses permbajtjet ne internet duhet zberthyer fillimisht parimi i tij baze. Ne fakt rrjeti eshte nje sistem i hapur dhe i decentralizuar qe do te thote se nuk ekziston nje shperndares qendror informacionesh, por nje numer gjigand kompjuteresh ne mbare boten te lidhur me njeri-tjetrin dhe cdo informacion e gjen vete rrugen ne pikat e ndryshme nderlidhese. Nje sistem i tille eshte shume e veshtire te kontrollohet.
Per kete arsye qeveria kineze ka kufizuar pikat nderlidhese, me te cilat rrjeti ne Kine lidhet me ate nderkombetar. Gjithcka qe kalon nga nje kompjuter ne Kine ne nje kompjuter tjeter, kudo ne bote, duhet te kaloje ne keto pika nderlidhjeje. Parimi eshte i ngjashem me menyren e funksionimit te nje rrjeti firme e cila me nje server te vetin eshte e lidhur me internetin. Nese p.sh., nje punedhenes kerkon te ndaloje punonjesit e tij te lundrojne ne faqe pornografike gjate orarit te punes, mund t'i bllokoje ato me nje filter ne serverin e firmes. Keshtu vepron edhe qeveria kineze, vecse ajo krahas permbajtjeve pornografike bllokon edhe ato delikate politike dhe kontrollon posten elektronike. "Jo gjithcka mund te vezhgohet plotesisht, por mund te ushtrohet shume kontroll. Nese une dergoj nje e-mail ne Kine nga jashte vendit apo edhe nga Kina ka shume mundesi qe permbajtjet delikate te lexohen ose filtrohen", tregon ekspertja Evers.
PIRATET
Nje pasoje te sistemit te kontrollit mund ta konstatoje edhe vete perdoruesi i internetit: Programi software i kontrollit ne pikat e nderlidhjes e ben internetin ne Kine shume me te ngadalte se ne vende te tjera. Por kush ka pervoje dhe e njeh sistemin, mund t'a shmange lehte censuren teknike permes perdorimit te te ashtuquajturve "proxy-server" apo programeve te anonimitetit. Nje arsye me shume kjo per qeverine kineze qe te ushtroje kontroll direkt mbi firmat e internetit.
Edhe "Google" u dorezua
Kur "Google" hyri ne tregun kinez, pranoi qe te filtroheshin faqet e saj kineze te cilat nuk miratohen nga qeveria. Menaxheri i "google" Erich Schmidt pranon se "ne vertet beme kompromise me qeverine". Google eshte angazhuar te respektoje deri me nje ligjin kinez, thote ai, duke shtuar: "Alternative tjeter nuk kishte".