PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Elektrolux, prezantohet Kuzhina e Qete


E Diele, 04 Maj 2008

Kuzhina e Qete eshte risia me e fundit qe ofron kompania Elektrolux per te gjithe konsumatoret shqiptare. Dje ne ambientet e qendres Globe, ne Tirane u prezantua Silent Kitchen - Kuzhina e Qete, qe eshte ideuar nga AEG-Electrolux, e cila erdhi si nevoje pas sondazheve dhe studimeve qe tregonin rritjen e mases se shqetesimeve nga ndotja akustike edhe ne ambientin shtepiak. Kjo kuzhine me te gjitha pajisjet e saj (lavastoviljen, frigoriferin, aspiratorin si edhe soben dhe pjanuren) ka performance te larte, ulje te plote te zhurmave dhe si perfundim krijimin e atmosferes perfekte brenda kuzhines. Kuzhina eshte nje nga dhomat me te rendesishme ne shtepi dhe po ashtu me e perdorura. Nuk eshte thjesht nje vend per te pergatitur per te ngrene, por edhe per te gjitha format e socializimit, qe kerkon pajisje me nivel te ulet zhurme. Kuzhina e sotme synon gjithashtu te reflektoje stilin e jetes se pronarit dhe eshte kthyer ne nje dhome qe ju paraqitet me shume deshire miqve. Qendra e Electrolux ne Tirane eshte vendosur ne ambientet e qendres Globe, tek ish-Parku i Autobuseve te "21 Dhjetori".








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika