 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Refatllari, asnje mase per mjeket
E Diele, 04 Maj 2008
Asnje mase ndeshkimi nuk do te merret ndaj dy mjekeve qe operuan gabim doren e kolegut te tyre, Ali Refatllari. Lajmi behet i ditur nga Qendra Spitalore Universitare "Nene Tereza" ne Tirane. Keshtu, drejtuesit e QSUT-se nuk e kane cilesuar si gabim njerezor faktin se dy mjeket arriten te qepnin plagen e hapur, por jo nervat qe ndikojne ne ndjeshmerine e dores.
Masat
Dy kardiokirurget, Andi Kacani dhe Gezim Caushi, vazhdojne aktivitetin e tyre ne spitalin e semundjeve te brendshme, pasi problemi i ndodhur ka ardhur si pasoje e mungeses se aparaturave te nevojshme. Kane qene vete profesoret e Fakultetit te Mjekesise, te cilet ben te njohur ne mbledhjen e Komisionit parlamentar te Shendetesise, gabimin qe kishte ndodhur gjate operacionit te mjekut, Ali Refatllari. Sipas tyre ky gabim ka ardhur si pasoje e formimit te manget te mjekeve si dhe mungesa e aparaturave moderne ne QSUT. Burime nga QSUT-ja bene te ditur dje se pas analizimit te rastit, u vendos qe operacioni te mos quhet si gabim mjekesor. Faktin se Refatllarit iu operuan vetem tendinat dhe jo nervi, burime te qendres spitalore me te madhe ne vend e kane justifikuar me faktin se nje operacion i tille mund te kryhet vetem jashte shtetit, per shkak te mungeses se aparaturave ne Shqiperi.
Sipas disa kolegeve te tjere te kardiokirurgut Ali Refatllari, ky i fundit rrezikonte te mos kthehej ne pune, per shkak te humbjes se ndjeshmerise ne gishta dhe ne dore. Megjithate, shpresat per riparimin e gabimit te bere nga mjeket ne Shqiperi jane te medha. Aktualisht Refatllari po mjekohet ne France, nga ku lajmet vijne se gjithcka po shkon mire. Gjate operacionit qe i be mjekut Refatllari ne QSUT, kirurget kane bere te mundur qepjen e plages, duke riparuar vetem demtimin e tendines qe siguron levizshmerine, por jo te nervit qe siguron ndjeshmerine. Sipas vete mjekeve, kjo gje ka ndodhur vete faktin se per qepjen e saj duhen aparatura te sofistikuara pasi nervi eshte shume i holle. "Ne nuk kemi aparatura te tilla mikroskopike dhe kjo ka bere qe operacioni te mos shkoje ashtu sic duhet", jane shprehur disa mjeke, duke shkaktuar reagimin e te tjereve. Disa mjeke, skeptike ne lidhje me nivelin e shume kolegeve te tyre shprehen se ngjarja eshte shembulli me tipik per te treguar se cfare niveli te ulet ka sistemi yne shendetesor ne vend. Dhe justifikimet e shtojne dozen e mediokritetit dhe paaftesise se mjekeve tane. Javen e ardhshme pritet qe mjeku Refatllari te rikthehet prane sherbimit te tij, ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza", per te vazhduar aktivitetin e tij si kirurg.
Telemjekesia, fillon zbatimi i projektit
Spitali Elektronik Virtual Nderkombetar po pershkallezon perfshirjen dhe lidershipin per programin e pritshem te Telemjekesise dhe Shendetit ne Shqiperi. Me mbeshtetje dhe financim te programit te financuar nga USAID - FORECAST, ky spital virtual i drejtuar nga prof. Rifat Latifi, do te realizoje vleresimin e pare teknik dhe pergatitjen per zbatimin e nje programi bashkekohor te telemjekesise dhe e shendetit ne vendin tone. Vleresimi fillestar do te zbatohet ne dy faza. E para ka filluar me 1 maj, ndersa faza e dyte nis muajin e ardhshem.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Skandali i vajit, ja kur hyri ne Shqiperi
- Arkitektura, c'do te permbaje konkursi
- Gjuhet e huaja, provim per fituesit
- Talasemia, 80 paciente te rinj ne 3 vjet
- Vajza me talasemi, 3 muaj pa analiza
- Formulari A2, shtohet numri i degeve
- Llogaritjet, si te fitoni universitetin
- SIDA, analiza me detyrim per ciftet e reja
- "Onkologjiku, nuk perballohet fluksi, te shtohen spitalet"
- Korrupsioni, 13% me shume se ne 2006
- Dy faza per regjistrimin ne universitet
- Urbanet, ja cmimet e reja te transportit
- ZMK: Urbanet, ja si po vidhen qytetaret
- Deshton protesta, terhiqen mjeket
- Analizat, 4 qytete pine uje te ndotur
|
|