 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
A2, skema per te fituar universitetin
Luljeta Ndoka
E Diele, 04 Maj 2008
Qe te fitoni nje shkolle te larte, duhet te keni kujdes. Nuk ju mjaftojne thjesht koeficientet qe te beni zgjedhjen e duhur, madje as mesatarja. Sipas drejtorit te Arsimit te Mesem ne MASH, Ndricim Mehmeti, pervec, komponenteve qe ndikojne ne perllogaritjen e pikeve, duhen pare me shume kujdes edhe rezultatet e provimeve me detyrim D1 e D2.
Llogaritja
Pasi maturanti, kandidat per ne shkolle te larte do te kete ne dore rezultatet e provimeve D1 dhe D2, do te kete mundesi te beje njefare perllogaritjeje paraprake ne menyre qe te shpallet fitues. Sipas drejtorit Mehmeti, ky ka qene edhe shkaku pse eshte vendosur qe formulari A2 te shperndahet per plotesim pikerisht pasi maturantet te kene ne dore rezultatet e provimeve me detyrim. Specialisti Mehmeti jep nje shembull se si keto rezultate mund t'i ndihmojne maturantet qe te japin me te miren e tyre te mundshme ne provime, dhe te mos humbasin nje vit te shkolles se larte. Sipas tij, nese nje maturant do te shkoje per shembull ne Fakultetin e Drejtesise, duhet te shohe sa pike ka fituar maturanti i fundit i juridikut gjate matures se kaluar. Nese per shembull ai ka fituar 5500 pike, kandidatit te sivjetme i duhet te marre 5600 pike qe te mos ndihet i rrezikuar. "E zeme se deri ne keto momente, me ane te provimeve me detyrim, ai ka mundur te grumbulloje 4900 pike. Si mund ta marre historine dhe sociologjine (lendet qe kane koeficient me te larte per kete dege) ne menyre qe te fitoje? Me nje rezultat mbi 9,2 dhe me nje koeficient qe kane keto lende 1,3, atehere kandidati mund te shkoje ne degen qe deshiron", shpjegoi dje specialisti Ndricim Mehmeti.
Parashikimi
"Pra, e gjithe filozofia e kesaj skeme eshte qe kandidati per ne universitet te mund te beje nje perllogaritje paraprake se ne c'nivel eshte qe te arrije aty ku do", shprehet Ndricim Mehmeti. Duke pasur rezultatet e provimeve me detyrim, maturanti mund te llogarise mire qe te mase forcat e veta dhe te mos humbase mundesine per te filluar nje shkolle te larte. Kesisoj, sipas Mehmetit, nuk eshte e domosdoshme qe thjesht te kemi parasysh koeficientin, apo mesataren, por duhet pare ne nje moment te caktuar se si eshte me piket maturanti. Gjate ketyre diteve pritet qe ne shkollat e mesme te mberrije guida e Matures Shteterore, e cila do t'i ndihmoje maturantet qe te ndjekin hap pas hapi te gjitha procedurat e procesit te Matures. Qe maturantet te plotesojne Formularin A2, duhet qe edhe te jene njohur me rezultatet e provimeve me detyrim, e njekohesisht edhe te respektojne afatet. Keshtu, rregullorja e Matures Shteterore percakton se ai duhet plotesuar para dates 30 qershor. Po te kemi parasysh faktin se provimi i dyte me detyrim do te jete me 17 qershor, atehere i bie qe specialistet e AVA-s t'i korrigjojne ato para kesaj date. Megjithate, duhet qe maturantet duan disa dite kohe qe te vendosin per lenden e zgjedhur. Kesisoj, eshte ende heret te percaktohen nese do te kemi respektim afatesh apo jo. Cdonjeri prej formulareve A2, do te jete i personalizuar. Kjo do te thote se cdo formular i tille do te kete nga nje emer maturanti dhe do te shperndahet vetem ne nje kopje.
Koeficientet, zgjidhni lendet ku jeni te afte
Drejtori i Arsimit te Mesem ne MASH, Ndricim Mehmeti, keshillon maturantet qe te zgjedhin lendet Z1 e Z2, ku ndihen me te zote. Kjo, pavaresisht nese lenda ku studenti e ndien veten te zot, ka koeficient me te ulet se nje lende tjeter. Keshtu, Mehmeti merr si shembull lenden e anglishtes. "Nese nje maturant nuk eshte shume mire me anglishten, atehere ben mire te mos e zgjedhe, edhe pse kjo lende e ka koeficientin maksimal 1,3", thote Hysa. Kete sugjerim specialisti e jep duke dhene edhe argumentet perkates. Keshtu, nese nje kandidat per ne shkolle te larte nuk eshte mire ne anglisht ben mire te mos e zgjedhe per faktin se aty mund te mos fitoje shume pike. Ky koeficient maksimal, i shumezuar me numrin e pikeve te anglishtes, mund te mos jape nje rezultat fort te kenaqshem. Ndersa, nese maturanti zgjedh nje lende me koeficient me te ulet, por ama ka shume dije per ate lende, atehere ka shume gjasa qe te dale shume me mire sec mund te dilte nese zgjedh anglisht", argumenton specialisti Ndricim Mehmeti. Sipas tij, sekreti per te fituar sa me shume pike te mundshme lidhet pa diskutim me faktin se ne cilen lende maturanti eshte me produktiv dhe rezultativ. Megjithate, lenia ne dispozicion te anglishtes e koeficientit me te larte, e ka dhene efektin menjehere, pasi rreth 30 per qind e maturanteve e kane shenuar ate ne formularin A1, si lende te preferuar.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Pensioni i reduktuar, si perfitohet
- Skandali i vajit, ja kur hyri ne Shqiperi
- Arkitektura, c'do te permbaje konkursi
- Lendet me zgjedhje, ato te formularit A1
- Emigrantet mbajne "gjalle" Shqiperine
- Qendrat e votimit, 10% ne funksion te invalideve
- Gjinekologet ne Bulqize per grate e femijet
- I nxehti, mjeket japin keshillat per te moshuarit dhe femijet
- Ndoka urdher per sherbim shendetesor 24 ore ne plazhe
- Gjuhet e huaja, provim per fituesit
- Talasemia, 80 paciente te rinj ne 3 vjet
- Vajza me talasemi, 3 muaj pa analiza
- Formulari A2, shtohet numri i degeve
- Llogaritjet, si te fitoni universitetin
- SIDA, analiza me detyrim per ciftet e reja
|
|