Tirana e Besa, "barrikada" pambuku
Jeton Selimi
E Diele, 04 Maj 2008
Duhej te ishin ndeshjet e nxehta, por ishin sa per sy e faqe. Por nese ata te Beses mund te thone se beme dicka (aksione te shpeshta dhe grushtime spektakolare te Shehit), keta te Tiranes sikur u ka mbetur dicka manget. Kalojne te paret ne avantazh vertet, por mungesa e Duros dhe Hykes u etiketua si leshimi me i madh i mundshem, madje, thene pa dorashka, vetem ata dy lojtare jane gjysma e Tiranes. Per ta bere humbjen me te "lehte", trajneri Sulejam Mema eshte paralajmeruar per pushim. Por, sidoqofte, edhe ketu ka justifikim. Bardheblute do te luajne ne mesjave finalen e Kupes se Shqiperise dhe u intereson vetem ai trofe. Por, premtimet perpara sfidave ishin plot zjarr, rezultatet, ato qe te gjithe i prisnin. Dinamo e Partizani fitojne, kush me lehte e kush me veshtire, por fundja fitore jane. E vetmja gje qe mund te garantojme, eshte java e mbushur plot me akuza e kunder akuza mes dy personazheve me mediatik te dy javeve te fundit: trajnerit te Dinamos, Ilir Daja, dhe presidentit te Partizanit, Albert Xhani. Te tjerat jane ne "status-quo"...
Titulli me i sakte i Tirana-Dinamo ky do te ishte. Nje avantazh i perkohshem i bardhebluve shenuar nga Daniel Xhafaj me penallti dhe dy kunderpergjigje te shpejta blu me ane te Pejic dhe Kulit, qe ne 16 minuta permbysin rezultatin. Gjithcka ne pjesen e dyte. Ne pjesen e pare nuk ka asgje interesante dhe skuadrat nuk rrezikojne seriozisht. Kjo solli habi ne radhet e tifozeve, qe kerkonin me ngulm golin e avantazhit, por situatat "epike" do te spostoheshin per ne pjesen e dyte te takimit. E para kalon ne avantazh Tirana. Ata qe gezohen jane ne kampin e kuq. Me pas nje supergol i Pero Pejic (56') dhe nje penallti e shnderruar ne gol nga Bekim Kuli (72), cojne peshe tifozerine blu.
Kur duhet te shenosh ne nje pike kritike te kampionatit, mos iu drejto askujt tjeter, por lojtarit me punetor ne skuader. Rrahman Hallaci nuk shquhet per teknike, elegance apo golashenues, por shpirtin luftarak ia kane zili te gjithe. Goli i tij fantastik ne pjesen e pare ishte i vetmi ne takimin Besa-Partizani dhe i dhuroi fitoren te kuqve. Pjesa e dyte ishte nen dominimin e verdhezinjve, por rastet nuk mungojne per te dyja skuadrat. Vecojme predhen e Belishes qe u grushtua mrekullisht nga Shehi dhe shtyllen e Abilaliajt, gjithcka ne kohen shtese te krejt takimit.
Fundi humbet
E ndersa kreu nuk i leshon pe njeri-tjetrit, duke fituar ne cdo perballje, edhe fundi i tabeles ben te njejten gje, duke humbur ne perballjet e tyre. Kastrioti, Teuta dhe Beselidhja jane mposhtur qe te tria, duke ruajtur te njejtat pozita si nje jave me pare. Teuta e Beselidhja jane shkermoqur ne qarkun e Elbasanit, ku verdheblute dhe Shkumbini kane fituar nga 3-0, ndersa krutanet jane zmbrapsur ne Vlore. Flamurtari i falet golit te shenuar nga Mema ne minuten e 17-te dhe i largohet kercenimit te zones se ftohte.
Rezultatet
Tirana-Dinamo 1-2
Shenues: Xhafaj 49' (p)/ Pejic 56', Kuli 72' (p)
Besa-Partizani 0-1
Shenues: Hallaci 27'
Vllaznia-Skenderbeu 2-1
Shenues: Sukaj 31', Raboshta 85'/ Thana 47'
Elbasani-Beselidhja 3-0
Shenues: Bejzade 10', Xhafa 68', Karcev 73'
Shkumbini-Teuta 3-0
Shenues: Dalipi 32', Qorri 52', Nora 81'
Flamurtari-Kastrioti 1-0
Shenues: Mema 17'
Renditja
1. Dinamo 61
2. Partizani 59
3. Besa 50
4. Elbasani 47
5. Tirana 46
6. Vllaznia 45
7. Shkumbini 44
8. Flamurtari 40
9. Kastrioti 32
10. Teuta 31
11. Beselidhja 28
12. Skenderbeu 11