Liria e shtypit "ne rrjeten e censures"
E Shtune, 03 Maj 2008
Gazetaret ne vendet pa demokraci pengohen ne punen e tyre, perndiqen, torturohen e madje vriten dhe kjo, eshte nje e vertete e hidhur. Ne kuadrin e 3 majit, dites boterore te shtypit, radioja shumegjuheshe Dojce Vele, organizoi dje ne Berlin, veprimtarine e emertuar "Ne rrjeten e censures". Pjesemarresit diskutuan per ekuilibrin e veshtire mes lirise se shtypit dhe se vertetes. Ekspertet terhoqen vemendjen ne faktin se dhe mediat perendimore rrezikojne te humbasin kredibilitetin, duke perdorur metoda te ngjashme si ato ne vendet, ku mediat censurohen. Si shembull u permend paraqitja e disa imazheve filmike nga CNN dhe Tv gjerman RTL, per pranine e policeve kineze ne Tibet. Ne fakt, ata kishin qene police tibetiane.