PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Izrael-Siri, afrimi i armiqve te perbetuar


E Shtune, 03 Maj 2008

Kur interesat perputhen, te ashtuquajturit armiq te betuar papritur behen te arsyeshem dhe vendosin kompromise me njeri-tjetrin. Keshtu duket se po ndodh nderkohe edhe mes Izraelit dhe Sirise.

Per nje kohe te gjate, Izraeli dhe Siria kane qene ne armiqesi midis tyre. Tani Kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, po synon te ule te dy palet ne nje tryeze te re bisedimesh per paqe. Erdogani ka me vete oferten e Kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, sipas se ciles Sirise do t´i kthehen Lartesite e Golanit te pushtuara ne vitin 1967 dhe te aneksuara ne vitin 1981. Ne kete moment, Siria eshte e izoluar nderkombetarisht.

Po pse vjen ne keto momente kjo perpjekje per paqen?

Larg nga vemendja e publikut Izraeli dhe Siria po afrohen me njera-tjetren. Qe prej 11 muajsh po negociohet ne fshehtesi per traktatin e paqes dhe per kthimin e Lartesive te Golanit. Planet per nje afrim jane prej kohesh ne sirtaret e zyrave te te dy qeverive. Ne fund te fundit nje traktat paqeje i sjell si Damaskut edhe Jerusalemit disa avantazhe.

Izraeli mund te arrinte qe Siria te largohej nga aleanca me Iranin dhe keshtu do te dobesohej edhe mbeshtetja e tij per hesbollahet ne Jug te Libanit. Gjithashtu, do te normalizoheshin edhe marredheniet me vendet e tjera arabe. Siria do te ishte fqinji i trete i drejtperdrejte me te cilin Izraeli nenshkruan traktat paqeje pas Egjiptit dhe Jordanise. Po ashtu Izraeli s´ka pse t´u trembet trazirave brenda vendit pas kthimit te Lartesive te Golanit, pasi izraelitet e ketyre zonave jane shume me te moderuar se ata te Rripit te Gazes. Prandaj ne rezistencen e tyre nuk mund te deshtoje kthimi i ketyre trojeve, mendon eksperti i fondacionit te Bertelsmanit per Lindjen e Mesme, Stephan Vopel: "Per politiken e Izraelit dhe nga pikepamja strategjike, Lartesite e Golanit jane pjese qe mund te tolerohen.

Per Sirine, nga ana tjeter, behet fjale per krenari kombetare. Rikthimi i Golanit i siguron asaj akses ne burimet e rendesishme te ujit te pijshem ne liqenin Genezareth. Por perfituesi me i madh do te ishte presidenti sirian Baschar al-Assad. Gjendja e veshtire ekonomike ne vend, humbja e influences ne Liban, mungesa e mbeshtetjes nga vendet vella arabe e kane dobesuar shume pozicionin e Assadit brenda vendit te tij. Me Golanin ai do te rifitonte nje pjese te prestigjit te humbur, thekson Stephen Vopel: "Te gjithe e dine se Siria ka dy prioritete politike, njeri eshte te rivendosja e influences ne Liban dhe se dyti me thelbesorja eshte te rifitoje Golanin. Kjo e dyta, duket se po del gjithnje e me shume ne plan te pare".

Sakaq, nje Siri e destabilizuar dhe ardhja ne pushtet e forcave konservatore nuk shihet aspak ne interes te Izraelit. Nje rikthim i Lartesive te Golanit jo vetem do te forconte pozitat e Assadit, por edhe do ta afronte ate me shume me Jerusalemin. Nga ky sfond, traktati i paqes mes Izraelit dhe Sirise ka nje shans real.

Bisedime pas "fjales" se bombave

Momenti kur po zhvillohen bisedimet sekrete eshte spikates. Vetem shtate muaj me pare aviacioni ushtarak izraelit bombardoi nje impiant ne shkretetire brenda territorit sirian. Sipas CIA-s, behej fjale per nje impiant berthamor qe Siria e kishte ndertuar me ndihmen e Korese se Veriut. Fakti qe Damasku nuk protestoi me ze te larte tregoi se ai nuk kishte prova te mjaftueshme per te treguar pafajesine dhe se kishte me te vertete dicka per te fshehur.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika