PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Zbarkon FMN, ekonomia 2 jave ne skaner


E Shtune, 03 Maj 2008

Misioni i FMN ka mberritur ne Shqiperi keto dite, per te ushtruar gjate nje periudhe dyjavore inspektime ne te gjithe zhvillimet ekonomike ne vend dhe sidomos ne ato qe jane te parashikuara ne marreveshje me Fondin. Takimin e pare, shefi i misionit te FMN-se per Shqiperine, Geriun Bell e ka bere me ministrin i Financave, Ridvan Bode.

Gjate takimit u diskutua per agjenden e bisedimeve te misionit me Ministrine e Financave si dhe per pergatitjet e Forumit te 14 majit "Shqiperia, shanset dhe sfidat per te levizur drejt statusit te ekonomise ne zhvillim", ku do te diskutohet rasti i Shqiperise ne

raport me rajonin dhe perspektiva e saj ekonomike pas perfundimit te marreveshjes se fundit me Fondin Monetar Nderkombetar dhe kalimit te saj ne statusin e nje ekonomie ne zhvillim. Nderkohe, me 13 maj, misioni i FMN-se pritet te kete nje konference te perbashket me ministrin e Financave dhe Guvernatorin e Bankes se Shqiperise, ku do te behen publike rezultatet e misionit.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika