PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Buxheti suplementar, 150 milione euro


E Shtune, 03 Maj 2008

Blerina Hoxha

Per te tretin vit radhazi, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka garantuar nje buxhet suplementar, madje edhe shifren qe do te riformatoje buxhetin, e cila pritet te jete 150 milione euro. Kjo shume do t'i jape mundesi qeveria per te mbeshtetur popullaten me rritje te rroges dhe pensioneve, per te perballuar pasojat qe vijne nga rritja e cmimeve te ushqimeve, eshte shprehur ministri Bode. Ai tha se edhe kete vit buxheti suplementar eshte fryt i performances se mire tatimore dhe doganore. Ministri tha se po punojme per te bere nje politike te rritjes se pagave dhe pensioneve, ne ato dimensione qe te mos shkaktoje inflacion te brendshem. Vitin e kaluar pagat dhe pensionet u rriten ne masen 23%. Edhe kete vit, rritja maksimale e pagave per buxhetoret pritet te jete ne kete mase. Eshte bere tradite tashme rishikimi i buxhetit ne mes te vitit. Per shkak se tre vitet e fundit qeveria ka konsoliduar objektivat e saj ne lidhje me realizimin e te ardhurave, por nuk ka ecur me te njejtin ritem me realizimin e shpenzimeve te programuara ne buxhet. Duke qene se te ardhurat po rezultojne me te larta se programimet dhe shpenzimet me te uleta, buxheti i shtetit rezulton me suficit te vazhdueshem. Per te rikoordinuar edhe njehere perdorimin e suficitit qeveria ne mes te vitit buxhetor korrekton buxhetin. Fondet e teperta i kanalizon ne ato projekte, ku punimet kane ecuri me te mire. Gjate ketyre tre viteve, pjesen me te madhe te fondeve ne buxhetet suplementare i ka marre, segmenti Kalimash-Morine i rruges Durres-Kukes, me kontraktore, konsorciumin amerikano-turk, "Bechtel-Enka". Ekspertet ne Ministrine e Transportit pohojne se, kontraktoret e Rreshen-Kalimash kane realizuar punimet sipas kontrates dhe per pasoje edhe fondet. Shpenzimet per investime ne vitin 2007 ka qene 2 per qind me te uleta se ne vitin 2006. Sipas te dhenave te Ministrise se Financave, balanca fiskale ne fund te vitit 2007 ka rezultuar me nje suficit prej 4,7 miliarde leke, nga nje deficit i planifikuar ne shumen 25,9 miliarde leke. Arsyeja kryesore e kesaj diference mbetet realizimi i ulet i shpenzimeve kapitale. Ecuria e investimeve ne menyre gjithevjetore do te perbeje nje nga prioritetet e Ministrise se Financave per vitin 2008, eshte shprehur ministri i Financave, Ridvan Bode. Gjithashtu, financat kane urdheruar nje sere procedurash te tjera shtrenguese, te cilat kane per qellim rritjen e efektivitetit te shpenzimeve dhe realizimin e tyre ne menyre ritmike gjithevjetore.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika