 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Janar-prill, tatimet tejkalojne planin me 30 milione euro
E Shtune, 03 Maj 2008
Per here te pare te pakten gjate 10 vitet e fundit, Administrata Tatimore jo vetem qe realizon, por edhe tejkalon planin e te ardhurave me rreth 30 milione dollare. Burimet zyrtare te tatimeve njoftuan se programi i te ardhurave per 4-mujorin e pare te vitit u realizua ne masen 111 per qind. Sipas te njejtave burime rezultati i dedikohet zbatimit korrekt te legjislacionit tatimor. Vetem per muajin prill ka nje tejkalim prej rreth 515 milione leke, ose ne masen 107,2 per qind te planit. Krahasuar me vitin 2007 per periudhen 4-mujore jane arketuar me shume rreth 8,9 miliarde leke, ose ne masen 124 per qind, ndersa per muajin prill te vitit 2008 jane arketuar rreth 3,3 miliarde leke me shume se ne muajin prill 2007, ose ne masen 124,6%. Ekspertet ne tatime shpjegojne se plani eshte tejkaluar, ne nje kohe kur eshte pergjysmuar tatimi mbi fitimin nga 20 per qind qe ishte vitin e kaluar ne 10 per qind kete vit. Mirepo, kjo nuk ka ndikuar ne performancen e kesaj takse, per shkak se plani ne arketimin e tatim-fitimit eshte realizuar 107 per qind. Tatimi mbi Vleren e Shtuar (TVSH) ze peshen kryesore te te ardhurave ne buxhetin e shtetit. Ne periudhen janar-prill 2008 ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar, te ardhurat nga TVSH-ja jane rritur ne shumen rreth 2,2 miliarde leke ose ne masen 126,2%. Ne krahasim me planin, ne muajin prill jane arketuar 968 milione leke me shume, ose ne masen 157,6%. Nga ana tjeter rimbursimi i TVSH-se ne muajin prill arriti 90 milione leke me shume se ne prillin e 2007, ndersa si 4-mujor rimbursimi faktik i paguar krahasuar me 4-mujorin e vitit 2007 eshte ne masen 280 milione leke me shume. Gjithashtu, duket se taksa e sheshte ka ndikuar mjaft pozitivisht ne te ardhurat e buxhetit. Per 4-mujorin e pare te ketij viti, te ardhurat tatimore nga ky lloj tatimi jane dyfishuar, pra jane realizuar rreth 3,5 miliarde leke me shume se e njejta periudhe e vitit 2007, ose ne masen 209,6%. Ky tatim gjithnje e me shume po luan nje rol te rendesishem ne realizimin e te ardhurave tatimore. Ndersa nga kazinote dhe lojerat e fatit jane arketuar 147 milione leke me shumen krahasuar me 4-mujorin e vitit te kaluar. Edhe akciza, krahasuar me kater mujorin e pare te vitit 2007, te ardhurat jane 929 milione leke me shume. Gjithashtu, edhe kontributet e sigurimeve shoqerore dhe shendetesore jane rritur ndjeshem, krahasuar me vitin e kaluar, ku jane arketuar rreth 2,8 miliarde leke me shume se ne vitin 2007. Burimet ne tatime garantojne se ka nje tendence pozitive ne te gjitha zerat, qe tregon per nje situate fiskale te qendrueshme edhe ne te ardhmen.
Taksa e sheshte, plani 209%
E ashtuquajtura taksa e sheshte, qe hyri ne zbatim vitin qe shkoi, si tatim mbi te ardhurat ne masen 10 per qind per te gjithe kategorite, ka rezultuar e sukseshme te pakten per te ardhurat e buxhetit te shtetit. Tatimet flasin per nje realizim 209 per qind ne krahasim me 2007. Vetem per kater mujorin e pare te vitit jane realizuar 3,5 miliarde leke.
Te ardhurat, u zbatua ligji
Sistemi tatimor ne vendin tone gjate kater mujorit te pare te vitit 2008 eshte karakterizuar nga zhvillime te rendesishme ne drejtim te reformave te ndermarra dhe permiresimit te administrimit fiskal. Si rezultat jane tejkaluar ndjeshem te ardhurat tatimore ne krahasim me programin dhe me periudhat e meparshme.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Bizneset nuk shpetojne nga "gjoba"
- Pasurite e paluajtshme, nderkombetaret ne Tirane
- Nuk paguan dy vjet, falimenton
- Statistika me te sakta, Banka marreveshje me INSTAT
- Nafta, troket kriza globale
- Eksportet, rritja me e larte se, importet
- Euro, drejt nje monedhe kombetare
- Euro monedhe kombetare me anetaresimin ne BE
- Fullani: Shqiperia ne BE ne 2018
- Cmimet nuk ndalen, inflacioni 4,4%
- Nafta, dje cmimi u rrit me 4 leke
- Vodafon 295000 euro per 7 projekte
- Biznesi avancon kerkesat: Jo parapagesa
- Biznesi mirepret vendimin e Kushtetueses
- Ligji i gjobave, historia e ligjit te shfuqizuar
|
|