PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rajs: Harrojeni ndarjen


E Shtune, 03 Maj 2008

Perpjekjet serbe dhe shteteve afer tyre si dhe deshira e disa te tjerave qe ta shohin Kosoven ne grahma ndarjeje apo thjeshte "manovrash" per nje "mision" te tille, duhet te kthehen ne nje "enderr ne sirtar". Shtetet e Bashkuara, vendi kryesor ne bote qe mbeshteti me shume pavaresine e Kosoves, ka leshuar dje nje tjeter apel ndaj nderkombetareve, permes Sekretares se Shtetit, Kondoleza Rajs. Ajo ndodhet ne Londer te Britanise se Madhe, ne kuadrin e nje axhende bisedimesh lidhur me Kosoven, Iranin dhe Lindjen e Mesme.

Sekretarja e Shtetit tha se synon te shmange cdo levizje drejt ndarjes se Kosoves, pas pavaresise se saj me 17 shkurt te ketij viti. "Ne duam te sigurojme se nuk ka perpjekje per ndarje te Kosoves," tha diplomatja e larte amerikane, duke nenvizuar se nuk do te merret ne konsiderate asnje tentative e kujtdo shteti qofte, per te ndare shtetin me te ri ne bote. "Ajo cfare nuk mund te lejojme eshte qe te kete ndonje rreshqitje ne raport me integritetin territorial te Kosoves", perforcoi Rajs. Ajo tregoi dhe plane konkrete: "Ne do te punojme qe te ndihmojme ate qe ky shtet te kete sukses, permes mobilizimit te resurseve, permes donatoreve, te cilet duan te kontribuojne, por gjithashtu edhe duke pranuar se tashme nuk mund te kete asnje perpjekje per ta kthyer prapa ne gjendjen para se Kosova te shpalle pavaresine, te cilen e njohen shume vende, perfshire Shtetet e Bashkuara te Amerikes", tha Rajs. Ajo evidentoi dhe faktin se "Kosova tani eshte shtet i pavarur, i njohur nga te gjitha vendet, qe marrin pjese ne takimin e Londres". Sakaq, Rajs shtoi se "ne do te shikojme se si te levizet perpara me shpejt ne vendosjen e misionit te BE-se".

Kryediplomatja amerikane u ndal me tej ne zhvillimet qe pasuan mevetesine. Ajo tha se prej shpalljes se pavaresise, kosovaret kane reaguar ne menyre te permbajtur dhe te pergjegjshme. Megjithate, Rajs ka pranuar se situata eshte pak e turbullt, por theksoi se askush nuk ka pritur qe te mos jete e tille. Duke shprehur gatishmerine per te vazhduar bisedimet me Rusine mbi Kosoven, Rajs tha se "do te vazhdojme te bejme perpjekje qe, perkunder dallimeve tona mbi Kosoven, te mos nxisim ne cfaredo menyre ndonje konflikt".

Duke u ndaluar ne incidentet ne veri te Kosoves, vecanerisht ate rreth gjykatave, ajo shprehu denimin e SHBA-ve. "Me sa e kuptoj une, ka pasur incidente ne kuader te perpjekjeve per te deshmuar se disa pjese te Kosoves funksionojne si te pavarura", sqaroi Rajs, duke shtuar: "Duhet te behet dallim ne mes te asaj qe vertet sfidon sovranitetin dhe integritetin e Kosoves dhe asaj qe mund te jete thjesht nje lloj proteste".

Sekretarja amerikane e Shtetit, Rajs, pritet qe te shkoje dhe ne Izrael dhe territoret palestineze. Ajo do te marre pjese ne bisedime me kuartetin nderkombetar diplomatik te Lindjes se Mesme dhe Komitetin qe koordinon perkrahje ekonomike per palestinezet. Sekretarja amerikane e Shtetit u ka bere thirrje vendeve arabe qe kane burime dhe qe duan krijim te shtetit palestinez t'i vendosin ato burime ne perdorim dhe te ndihmojne qe gjerat te behen realitet. Takimi ne te cilin do te marre pjese zonja Rice do te kete dhe ministra te Jashtem nga Britania, Franca, Gjermania dhe Italia, si dhe shefin e politikave te jashtme te BE-se, Havier Solana. Te pese vendet jane anetare te Grupit te Kontaktit, ne te cilin ben pjese edhe Rusia.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika