Al Bano merr titullin "Mirenjohja e qytetit"
E Shtune, 03 Maj 2008
Kengetari italian Al Bano Carrrisi, pergjate dy diteve te vizites se tij ne Vlore, ka takuar jo pak njerez. Por, momenti i pare ka qene pak zhgenjyes, pasi salla e teatrit "Petro Marko" kishte fare pak njerez, ndaj edhe e ka nisur takimin me shprehjen "Edhe ne prova kam pasur sallen me plot. Nuk kam qene ndonjehere ne salle kaq bosh". Por, dita e dyte ka qene ndryshe, mes shume njerezve dhe duartrokitjeve. Po ne sallen e teatrit "Petro Marko" kengetarit i eshte dorezuar titulli "Mirenjohja e qytetit te Vlores". Vete Al Bano i eshte referuar njohjeve te tij per qytetin bregdetar qysh nga tregimet e te atit te tij, per te cilin kengetari 65-vjecar serish eshte ndalur ne vitet e luftes, gjate te cilave ai ka qene ne Shqiperi. Me tej, kengetari vijoi vizitat e tij ne Llogora, ku dje, ne diten e tij te dyte te vizites, u inaugurua dhe nje lokal me emrin e tij, si dhe ekspozita fotografike me foto te Marubit dhe vlerat kulturore te Vlores ne foto.