 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Vepra e Umberto Eco-s, nje cmim per Shqiperine
E Shtune, 03 Maj 2008
Anisa Ymeri
Nje trofe per Shqiperine! Perkthimi i vepres se nje prej personaliteteve me te medha te botes, Umberto Eco-s ka merituar cmimin e pervitshem te Ministrse se Jashtme italiane per veprat me te rendesishme italiane qe perkthehen ne gjuhe te ndryshme te botes. "Dire quasi la stessa cosa. Esperienze di traduzione" apo shqip "Te thuash gati te njejten gje. Pervoja perkthimi", shqiperim i Mariana Ymerit dhe Alketa Yllit eshte vepra qe e ka sjelle kete cmim ne Shqiperi kete vit. Perkthyesja e kesaj vepre madhore ne fushen e perkthimologjise, Mariana Ymeri tregon veshtiresite per te perkthyer Eco-n ne shqip dhe rendesine e ketij cmimi. Nje cmim per ate qe veten e konsideron nje "romancier diturish". Te tjere jane shprehur per te qe te veprat e tij "eshte e paperballueshme dhe e paepur deshira per dituri".
Sa i rendesishem eshte ky cmim per ju si perkthyese?
Pas nje pune te gjate dhe te mundimshme, eshte nje vleresim qe na nderon. Njeriu mund te rreket gjithe jeten ne kete fushe dhe puna e tij te kaloje pa u vene re. Dhe ai eshte prape i gezuar, kur e di se perkthimi u sherben te tjereve. Kur kesaj i shtohet nje cmim, pa dyshim qe ndihesh me fat. Sidomos kur vjen nga Ministria e Puneve te Jashtme te Italise, prane se ciles prej mjaft vitesh funksionon nje komision zyrtar dhe i specializuar per promovimin e kultures italiane neper bote. Gjej rastin te falenderoj edhe Institutin Italian te Kultures ketu ne Tirane, si bashkerendues i ketij programi ne Shqiperi.
Edhe per shtepine botuese "Dituria" ky cmim doemos ka rendesi, u pasuron, u shton besimin dhe u rrit sigurine qe edhe libra te tille qe duken si te paracaktuar per nje "elite", kane sukses dhe vleresohen.
Cilat jane vlerat me thelbesore te kesaj vepre qe e bene te meritoje edhe kete cmim nga Ministria e Puneve te Jashtme te Italise?
Sesa i rendesishem eshte perkthimi ne percjelljen e kulturave, me duket e panevojshme ta komentoj. Ky eshte nje manual per perkthimin. Por jo nje manual i thjeshte rregullash. Studiuesi ka perfshire ketu disa leksione, te mbajtura ne universitete te ndryshme: Bolonje, Oksford dhe ne Toronto, ku ai ka zhvilluar teorine e vet per perkthimin ne kendveshtrimin e semiologut dhe te semiotikes. Pra, lexuesi qe kerkon nje liber per perkthimin do te jete fatlum, sepse do te kete ne dore edhe nje traktat gjuhesor pragmatik.
Mendoj se Ministria qe ka dhene cmimin ka vleresuar, ne radhe te pare, librin ne fjale, veper e shquar e Umberto Eco-s, nje nga personalitetet me te shquara sot jo vetem te kultures italiane. Por edhe faktin qe libri ne shqip do te jete mjet pune i studenteve te fakulteteve filologjike, si dhe per mjaft te tjere. Me ne fund, edhe nismen e guximshme te dy perkthyeseve per ta sjelle ne nje shqipe te sakte, me terminologjine e duhur, duke percjelle keshtu "gati" te njejten gje, pas negocimesh te gjata.
U jam mirenjohese edhe autoreve te recensioneve dhe relacioneve pozitive qe e paraqiten dhe e shoqeruan perkthimin tone.
Veshtiresi ne perkthimin e vepres dhe ka pasur stepje per te marre iniciativen e ketij perkthimi?
Eco-ja vete ka thene diku qe e konsideron veten nje "romancier diturish". Te tjere jane shprehur per te qe tek veprat e tij "eshte e paperballueshme dhe e paepur deshira per dituri". Nese ai romanet i ka te tilla, merre me mend sesi jane studimet e tij. Ne cdo faqe te librit perballesh me veshtiresi: citime nga filozofe te te gjitha koherave, shembuj ne disa gjuhe te huaja, mori faktesh letrare dhe, mbi te gjitha, analiza te thella nderdisiplinore.
Kjo do te thote qe na eshte dashur "te armatosemi" mire: disa fjalore perpara (jo vetem gjuhesore), biblioteka virtuale (interneti, i verifikuar) dhe pa dyshim bashkepunimi, le te themi me kater duar edhe me perkthyesen tjeter, znj. Alketa Ylli, pedagoge ne degen e italishtes ne Fakultetin e Gjuheve te Huaja.
Dhe durim, shume durim.
Eco dhe vepra e tij nder dekada
"Te thuash gati te njejten gje" - pervoja perkthimesh eshte veper themelore per ata qe aspirojne te jene perkthyesit e ardhshem. Por edhe shqiperimi i kesaj vepre perkthimologjie eshte vleresuar jo pak, aq sa ka merituar nje cmim teper te rendesishem, akorduar nga Ministria e Puneve te Jashtme e Italise.
Umberto Eco ka lindur ne Alessandria, me 1932-in. Aktualisht eshte profesor i semiotikes dhe President i Shkolles se larte te Studimeve Humaniste (Scuola Superiore di Studi Umanistici) ne Universitetin e Bolonjes. Disa nga veprat e tij studimore jane: "Veper e hapur" (1962); "Struktura e munguar" (1968); "Traktat i semiotikes se pergjithshme" (1975); "Lector in fabula" (1979); "Si shkruhet nje punim diplome" (1985); "Ne kerkim te gjuhes se perkryer" (1993); "Gjashte shetitje ne pyjet e tregimtarise" (1994); "Per letersine" (2002), "Te thuash gati te njejten gje" (2003) etj. Ndersa ne shqip deri tani jane botuar pese tituj nga Umberto Eco: "Te thuash gati te njejten gje", "Si shkruhet nje punim diplome", "Per letersine", "Gjashte shetitje ne pyjet e tregimtarise", "Ne kerkim te gjuhes se perkryer ne kulturen evropiane", ndersa ne plan shqiperimi jane edhe disa prej titujve te tjere nga Eco.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- “Koncerti, konflikti mes natyres dhe njeriut"
- "Akademia e Yjeve", sonte 2 te larguar
- Shqiperia mberrin ne Beograd per Eurovizion
- Festivali i Kulturave te Botes mbledh 900 artiste
- Moda e viteve '30-te me Rezarta Skifterin
- "Allegreto Albania", gjakmarrja me "te qeshura"
- "Na mungon sistemi i prodhimit te dramaturgeve"
- Ne Eurivizion me Greqine, tifo per Shqiperine
- "Apollon 2008", cel siparin edicioni i 7-te
- Muzika "e harruar" e filmave shqiptare
- Sonata e Fan Nolit, kompozuar me 1937, per here te pare ne Akademine e Arteve
- Skifteri prezanton koleksionin e ri, stil i viteve '30
- Nagib Mahfuz, faraoni i koheve moderne ne shqip
- "Akademia e Yjeve" histori, gare dhe debat
- Kledi: "Burokracia me mban larg skenes shqiptare"
|
|