Feim Ibrahimi me violinen e Vlashit ne Spanje
E Shtune, 03 Maj 2008
Skenat e Shqiperise i shkel rralle, ndersa muzika shqiptare e percjell ne cdo skene ku ngjitet per te interpretuar. Violinisti durrsak, Florian Vlashi, qe prej 16 vjetesh interpreton ne skenat boterore, nuk rresht se promovuari veprat e kompozitoreve te njohur shqiptare. Kete radhe ne koncertin e tij "Muzike nga Ballkani" ne Spanje, violinisti Vlashi interpretoi veprat e kompozitoreve Feim Ibrahimi, Rafet Rudi dhe Gjon Gjekvelaj. Emri i tij eshte evidentuar jo pak neper bote, ndaj edhe axhenda e tij eshte tejet e ngjeshur. Koncertet e medha s'i mungojne aspak ne axhende, por ai i mbremjes se 4 majit, i titulluar "Matematika dhe muzika" ne liceun artistik te Orences, do te shenoje edhe premieren e nje vepre teper te rendesishme per muziken shqiptare. Eshte "Dea", veper e kompozitorit Aleksander Peci, qe do te shfaqet per publikun e zgjedhur te ketij koncerti. E keshtu, perkrah kryeveprave te kompozitoreve me te medhenj te te gjitha koherave si Bah, Moxart, Xenakis, Vebern, do te jete edhe vepra e kompozitorit shqiptar, Aleksander Peci.
Ndonese karriera dhe aktiviteti i tij i madh eshte i perqendruar ne skenat pertej trojeve shqiptare, kurdo ka ftese per te qene ne skenen tone, ai asnjehere nuk mungon. Dhe 18 maji e gjen ate ne Prishtine. Violinisti Florian Vlashi pervec punes si instrumentist, solist dhe pedagog i violines, prej 10 vitesh drejton ansamblin muzikor "Shekulli i XX" me 16 instrumentiste nga vende te ndryshme te botes. Gjate dy muajve te fundit ky grup ka dhene 12 koncerte ne qytete te ndryshme te Spanjes. Por, duke qene teper i lidhur me Shqiperine dhe vendlindjen e tij, violinisti 44-vjecar Florian Vlashi eshte organizator i bienales "Netet e muzikes klasike" ne Durres, edicioni i trete i se ciles u zhvillua per nje jave radhazi ne gusht te vitit te kaluar.
"Muzike nga Ballkani"
Violinisti shqiptar qe e ka ndertuar karrieren e tij me se shumti ne Spanje percjell per Ameriken Latine jo rralle "Muzike nga Ballkani". Keshtu e kishte pagezuar edhe koncertin e tij te fundit ku percolli edhe kryeveprat e kompozitoreve shqiptare.
Violinisti Vlashi, me 18 maj ne Prishtine
Koncertet jashte Shqiperise s'e pengojne aspak qe, here pas here, te shkele edhe ne skenat shqiptare. Me 18 maj, violinisti shqiptar Florian Vlashi qe punon si instrumentist ne Orkestren Simfonike te Galicise, me qender ne Korunja (Spanje), eshte ftuar per nje koncert recital ne Prishtine, ne kuader te Festivalit te Muzikes. Nuk dihet se cili do te jete repertori i tij ne kete koncert recital, por nje gje eshte e sigurt, qe s'kane per te munguar kryeveprat e kompozitoreve shqiptare, qe ai i ngjit hera-heres edhe ne skenat boterore.