Topi: Pse Kosova duhet te njihet nga te gjithe
E Shtune, 03 Maj 2008
Shteti me i ri, qe lindi me 17 shkurt, perben nje realitet te ri ne rajon por ai eshte nje fakt i pamohueshem. Ndaj si i tille duhet te merret ne konsiderate nga te gjithe. Kete ka kerkuar dje kryetari i shtetit shqiptar ne fjalimin e tij gjate Samitit te Ohrit, kur u ndal ne ceshtjen e Kosoves. "Sot ne ndodhemi perballe nje realiteti krejt te ri ne rajonin tone. Republika e Kosoves, me te cilen shumica e vendeve qe ju perfaqesoni kane vendosur tashme marredhenie diplomatike, po nderton, ne bashkepunim te ngushte me Bashkimin Evropian, programe reformash integruese ne funksion te qellimit te saj euroatlantik", deklaroi Topi.
Ai nenvizoi se Republika e Shqiperise gjykon qe perfshirja e ketij realiteti te ri, e kesaj te vertete te re, ne proceset tona te perbashketa do te ndihmonte zbatimin ne rajon dhe ne Evrope. Per Topin, njohja e shtetit me te ri, gjithashtu do te ndihmonte ne zbatimin e "projekteve dhe investimeve gjitheperfshirese politike, sociale, ekonomike, por sidomos atyre te demokracise e sigurise afatgjate dhe do te jepte garancine se, emancipimi politik evropianist i Ballkanit Perendimor, eshte futur ne nje rruge te pakthyeshme".