PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"UNMIK te pergatise ikjen nga Kosova"


E Shtune, 03 Maj 2008

Misioni i Kombeve te Bashkuara (UNMIK) duhet te pergatise largimin e tij nga Kosova, duke i lene keshtu frymemarrje atij evropian, EULEX dhe autoriteteve shqiptare te Prishtines, te zgjedhura nga vota e qytetareve. Ky eshte qendrimi i diplomacise shqiptare evidentuar dje permes ministrit te Puneve te Jashtme, Lulzim Basha. Ai deklaroi dje se "Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, duhet te vazhdojne te luajne nje rol te fuqishem dhe stabilizues ne Kosove dhe prezenca e UNMIK-ut, gradualisht, t'i kaloje funksionet ne misionin e udhehequr nga Bashkimi Evropian".

Deklaratat e Bashes u bene ne Konferencen Nderkombetare te organizuar nga Shoqata Atlantike e Politikaneve te Rinj, AAYPL, me teme "Roli i politikaneve te rinj ne promovimin e demokracise dhe stabilitetit" qe u zhvillua dje ne Tirane.

Ministri Basha vleresoi se Kosova tashme eshte shtet i pavarur, por NATO duhet te vazhdoje misionin e vet atje ne ruajtje te sigurise dhe stabilitetit, lirise se levizjes, mbrojtjen e minoriteteve dhe objekteve fetare, gj e cila u konfirmua dhe ne Samitin e Bukureshtit. "Eshte vecanerisht e rendesishme, deklaroi ministri, qe te ruajme vendosmerine kolektive perkundrejt provokimeve dhe perpjekjeve te aktoreve qe synojne dhunen". "Inkurajojme faktorin politik kosovar qe te vazhdoje te ruaje qetesine, maturine dhe vetepermbajtjen per te shmangur cdo provokim dhe per te vazhduar bashkepunimin me perfaqesuesit nderkombetare, perfaqesuesit dhe qytetaret e gjithe Kosoves dhe vecanerisht te minoriteteve", perforcoi ministri.

Duke u ndalur ne krijimin e shtetit te pavarur e sovran te Kosoves, Basha tha se Shqiperia e cileson kete si nje ngjarje historike qe e ben Ballkanin me te lire, me te sigurt dhe me te qendrueshem. "Republika e Kosoves behet nje aktor i denje ne arenen nderkombetare, me orientim te qarte euroatlantik, faktor i rendesishem per paqen, stabilitetin, sigurine, zhvillimin dhe integrimin e harmonizuar te rajonit te Evropes Juglindore", tha ministri Basha. Ne mbyllje te ketij argumenti, Basha theksoi se UNMIK, i vetem nuk mund te kete sukses ne realizimin e detyrave te tij, ndaj, tha ai, duhet qe organizatat nderkombetare te perfshihen se bashku me strukturat qeverisese lokale dhe te veprojne me pergjegjshmeri.



Zhvillimet ne Shqiperi, me rendesi rajonale

Ministri i Jashtem, Lulzim Basha, foli dje dhe per zhvillimet ne vend. Ai tha se marrja e fteses se anetaresimit te Shqiperise ne NATO ishte nje nder zhvillimet me te rendesishme ne Evropen Juglindore, me impakt qe i kalon kufijte rajonale. "Shqiperia ka bere progres te dukshem ne drejtim te reformave te saj integruese", vleresoi Basha. Ai vecoi hartimin e kornizave perkatese ligjore ne pershtatje me nevojat e integrimit si dhe ndermarrjen e reformave strukturore, duke u perqendruar kryesisht ne privatizimin transparent dhe te drejte te aseteve kryesore kombetare, si dhe ne krijimin e mekanizmave eficente ne zbatimin e ligjeve dhe rendit. Per ministrin, "ekonomia shqiptare po zhvillohet me ritme te qendrueshme". Ne kete pike, ai vleresoi se "keto jane arritje me kontribut ne zhvillimin e vendit, por kontribut dhe per te gjithe rajonin".




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika