PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ndotja, rrit numrin e te semureve me astme


E Shtune, 03 Maj 2008

Sonila Isaku

Ndotja e ambientit dhe ajrit eshte nje nga shkaktaret kryesore qe ka rritur numrin e personave te prekur nga alergjite dhe nga astma. Ne diten Boterore te Astmes, alarmin e kane pohuar vete bluzat e bardha, te cilet merren me trajtimin e ketyre rasteve. Shefi i sherbimit te pneumologjise, Elez Selimi, ka pohuar per gazeten "Koha Jone" se gjendja eshte bere me alarmante gjate ketyre dy apo 3 viteve te fundit, pasi situata e ndotjes sa vjen edhe rendohet. "Numri i personave te prekur nga semundjet alergjike apo edhe astma vjen edhe shtohet nga dita ne dite. Por, periudha e cila ka shenuar dhe kulmin me te madh ka qene gjate ketyre tre viteve te fundit", ka pohuar shefi i sherbimit te pneumologjise Elez Selimi. Sipas tij, ne spitalin e sanatoriumit, ku trajtohen rastet me te renda, ka nje fluks te te prekurve nga keto semundje.

Rastet

Rreth 200 raste ne gjendje te rende trajtohen cdo vit ne spitalin e sanatoriumit, te prekur nga astma apo alergjite e ndryshme. Nderkohe qe, faktor kryesor qe ndikon ne shfaqjen e tyre, sipas mjekeve, vazhdon qe te mbetet ndotja e larte e mjedisit. Faktore te tjere qe ndikojne ne shfaqjen e ketyre semundjeve jane edhe ato te trasheguara apo rishfaqja pas disa viteve, nese nuk eshte bere kurim i plote. Por, faktore te tjere jane edhe ndryshimi dhe urbanizimi i shpejte. "Shfaqja e kesaj semundjeje eshte karakteristike per moshat e reja dhe nese nuk kurohet mire, vazhdon gjate gjithe jetes. Ne Spitalin Universitar te Semundjeve te Mushkerive, rreth 10 per qind e pacienteve gjate nje viti kurohen per astme bronkiale te nderlikuar", eshte shprehur mjeku Elez Selimi. Nderkohe qe, nga te dhenat e Ministrise se Shendetesise rezulton se afersisht 6 per qind e shqiptareve vuajne nga semundjet e astmes.

Shkaktaret

Shkaktaret e kesaj semundjeje jane alergentet e ndryshem, duke filluar nga poleni i luleve, parazitoza te ndryshme, substanca kimike qe ndotin ambientin, detergjentet, pajisjet kozmetike dhe produkte nga kafshet shtepiake. Keshilla kryesore e mjekeve ka qene kujdesi ne kete periudhe kur temperaturat rriten ndjeshem dhe shkaktojne rikthimin e nje alergjie te vjeter. Problemet me te shumta jane ne rruget e siperme te frymemarrjes dhe shoqerohen me teshtima, rrufa si dhe bllokim te hundeve. Nderkohe qe problemet e rrugeve te poshtme te frymemarrjes, pikerisht astma, jane me te pakta ne kete stine. "Moshat qe preken nga alergjite qe shfaqen keto muaj jane nga 5 vjec deri ne 55 apo edhe 60 vjec. Te gjithe keta persona shfaqin problemet e siperpermendura te rrugeve te siperme te frymemarrjes", kane theksuar mjeket alergologe. Ne Diten Nderkombetare te Astmes, Ministria e Shendetesise u ka kerkuar mjekeve te rrisin nivelin e masave kuruese. Po keshtu, nje tjeter detyre u eshte lene mjekeve per te ndergjegjesuar keta te semure qe te mjekohen rregullisht nga mjeket, duke synuar gjithnje ne marrjen e masave preventive.



Tablela

Simptomat

Teshtima te shpeshta e te herepashershme

Rrjedhje te ujshme te shumta

Kruajtje dhe skuqje te hundes

Bllokim te hundeve

Skuqje, kruajtje te syve

Lotim sysh

Mos durim drite (fotofobi).

Kolle, gerhitje ne gjoks, marrje fryme

Sekrecione te pastra dhe qe mezi nxirren

Dobesi trupore, dhimbje koke, ankth etj.



Keshillat

Shmangia e kontaktit me shkaktarin shperthyes

Shmangia nga poleni i luleve

Rekomandohet larja e duarve, fytyres

Larja e flokeve eshte e rendesishme

Te shmangen shetitjet ne mjedise me lule

Larg ambienteve me bar dhe peme

Kujdes duhet edhe ndaj ushqimeve qe japin alergji

Te shmangen aktivitetet fizike ne natyre

Jo shetitjeve me biciklete

Vizite tek mjeku pas simptomave te para



Kurimi, ilacet shume te shtrenjta

Pacientet, te cilet jane te prekur nga astma, pervec semundjes, duhet te perballen edhe me koston e madhe te medikamenteve. Sipas pacienteve, kjo eshte e paperballueshme per vete faktin se kurimi behet i vazhdueshem dhe me rritjen e numrit te medikamenteve rritet edhe kostoja e tyre. "Vetem vitin e kaluar u be i mundur rimbrusimi i nje prej medikamenteve me te shtrenjta te astmes, nderkohe qe pacientet e pasiguruar vazhdojne ta blejne ate me cmime te larta", pohojne mjeket. Fliksotitin eshte nje nga medikamentet kryesore qe perdorin astmatiket dhe qe sillet ne tregun shqiptar me nje cmim shume te shtrenjte, sa nje pjese e pacienteve nuk mund ta marrin. Nga ana tjeter, vete pacientet pohojne se medikamentet i blejne edhe kur jane te shtruar ne spitale, pasi shpesh here aty nuk gjejne as vitaminat.

Alergjite nga lulet, me problematiket

Nje nga alergjite me te njohura gjate stines se pranveres eshte edhe ajo e luleve, ose sic njihet nga mjeket, si alergjia e shkaktuar nga poleni i luleve. Keta te fundit jane edhe shkaktaret kryesore te kesaj "semundjeje", e cila, nese nuk kurohet ne momentet e para, mund te krijojne probleme serioze. Hunda eshte e para qe shfaq shenjat e alergjise nga poleni. Kur poleni bie ne kontakt me mukozen e hundes, atehere zhvillohet mekanizmi apo reaksioni alergjik edhe shfaqen shqetesimet qe jane te njejta me alergjite e tjera. Po ketu, keshilla eshte evitimi i daljeve ne oret e drekes kur numri i polenit te luleve eshte me i madh.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika