Sfidat e opozites dhe nxjerrja ne "lirim" e Sali Berishes
Nga Artur Duckallari
E Shtune, 03 Maj 2008
Ndryshimet kushtetuese, qe i dhane Shqiperise nje sistem zgjedhor proporcional rajonal dhe forcuan vendimmarrjen e shumicave parlamentare ne zgjedhjen e Presidentit te Republikes, jane nje deshtim emblematik i menyres se veprimit e organizimit te opozites. Duke mberritur e papergatitur ne momente te rendesishme, kur kerkohet kthjelltesi politike dhe mendje e hapur, opozita ka humbur disa nga betejat e medha te ketij mandati. Vlen te kujtojme zgjedhjen e Presidentit ne korrik 2007, ku pikerisht per shkak te amullise se krijuar nga Partia Socialiste, Partia Demokratike dergoi nenkryetarin e saj ne drejtimin e shtetit. Opozita, jo vetem humbi shansin te nderpriste qeverisjen e Berishes, por nuk ndikoi aspak per te pasur si President te Republikes nje prodhim konsensual dhe me te balancuar politikisht. Hapi me i rendesishem i ketij deshtimi ishte pikerisht propozimi i listes me 8-9 kandidate per President. Ndonese politika njeh dhe pranon deshtimet, kurrsesi nuk mund te falet perseritja e tyre. Reagimi i vaket i nje pjese te opozites ndaj tragjedise se Gerdecit dhe per me teper ushqimi me oksigjen i qeverisjes se Berishes ne rastin e ndryshimeve kushtetuese, jane prova te forta te mefshtesise politike. Duke preferuar per aleat Berishen dhe jo aleatet e fitoreve elektorale, qellimi i aksionit politik vihet ne pikepyetje te forte. Kembengulja e disa partive, edhe ne debatin e fundit per ndryshimet kushtetuese, per te pasur transparence, sinqeritet dhe vizion per te ardhmen, ne radhe te pare mes popullit opozitar, tregoi se ne nuk u druhemi numrave te te vetequajturave "parti te medha". Partite "e medha" apo "te vogla", "te forta" apo "te dobeta", "te vlefshme" apo "te pavlefshme", nuk percaktohen vetem me vullnetin apo manovrat dhe pucet kushtetuese te Sali Berishes apo te kujtdo politikani tjeter, te cilitdo krahu qofte. Konsultimi popullor eshte ai qe do te na thote numrin e njerezve qe perfaqesojme dhe idete qe duhet te mbrojme. Nese keto ide tradhtohen per interesa te vogla dhe te erreta, edhe "te medhenjte" behen "te vegjel", edhe "te fortit" duken "te dobet", edhe vlerat shnderrohen ne antivlera.
Ndaj, sot eshte momenti i reflektimit te atyre qe me ngulm kerkuan listat e mbyllura dhe pragjet eliminuese. Ata duhet te investohen ne perpilimin e nje Kodi Elektoral dhe gjetjen e formules per korrektimin e sistemit te propozuar, qe do te conte ne bashkimin e se majtes dhe jo ne dergimin e saj te percare ne zgjedhje. Tezat per federate, shkrirje apo diskutimet per kryeministra sot, kur me i rendesishem eshte bashkimi ne sheshe kunder varferise dhe korrupsionit, kurrsesi nuk ndihmojne, por largojne gjetjen e formules per te qendruar bashke.
Ne vitin e trete te qeverisjes se deshtuar te Berishes, bashkimi opozitar nuk duhet te jete nje term abstrakt. Ai nuk duhet konceptuar thjesht dhe vetem si nje menyre qe do te vendose ne te njejtat tribuna lideret e saj. Bashkimi i lidereve te opozites duhet te jete vetem pasqyre e nje unifikimi real te te gjithe atyre qe nuk duan me te qeverisen nga Sali Berisha dhe zyrtaret e tij te korruptuar. Qeveria po grabit cdo dite shqiptaret nepermjet taksave abuzive, ndersa cmimet e larta varferojne me shpejtesi pensionistet dhe shtresat me te pambrojtura sociale te shoqerise. Taksa e sheshte dhe rritja abuzive e jashte kontrollit e cmimit te energjise elektrike, jane gropat e zeza qe u shtohen ekonomive te varfra te familjeve shqiptare. Per me teper, qeveria e djathte nuk eshte ne gjendje te hartoje dhe zbatoje programe kompensues dhe zbutes per gerryerjen qe vjen nga inflacioni.
Ndersa deshtimi i Berishes eshte i pakundershtueshem, natyrshem lind pyetja: Si i pergjigjet opozita nje sistemi qeverises korruptiv qe varferon shqiptaret dhe u sjell atyre tragjedi si ajo e Gerdecit? Per fat te keq, nje e pjese e opozites, e genjyer me "kompromisin e madh", nuk sjell asnje shqetesim per qeverisjen e PD-se. Per me teper, Kryeministrit te deshtuar i garantohet "mbreterim" i qete, ne kembim te nje sistemi zgjedhor qe do te dergoje ne Parlamentin e ardhshem pa u lodhur disa nga strateget e turpeve elektorale te Shqiperise. Opozita duhet te dale mbi keto interesa te ngushta per ta nxjerre ne "lirim" Sali Berishen dhe stilin e tij qeverises. Ne te kundert, shqiptaret do te ndajne me voten e tyre Berishen e ndihmesit e tij ne nje ane dhe progresistet perballe tyre.
(Autori eshte sekretar politik i Partise Demokracia Sociale)