 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Mbushet kardiologjia, nuk ka me shtreter
E Shtune, 03 Maj 2008
Sherbimi i kardiologjise nuk mund te perballojne fluksin e pacienteve, ndersa gjate ketyre diteve, plot 13 te semure me zemer qendrojne te shtruar prej me shume se nje jave ne urgjence. Eshte vete personeli i ketij pavijoni, i cili ngre problemin, nderkohe qe kerkon marrjen e masave nga Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Prej muajsh, kardiologjia nuk ka shtreter te lire per te pranuar qofte edhe nje pacient, kur nderkohe ne dite paraqiten 3 apo deri ne 5 raste. Si pasoje, pacienteve u duhet te presin me dite te tera ne sherbimin urgjent, deri ne lirimin e nje krevati. Ne kete situate, ku mungesa e shtreterve dhe radhet e gjata ne ekzaminime, njollosin edhe emrin e bluzave te bardha, pasi te afermit e pacienteve, shpesh nisin te japin para dhe te gjejne forma per te blere ne nje menyre radhet e gjata te pritjes.
Mbingarkesa
Numri i madh i banoreve te kryeqytetit, mungesa e nje spitali rajonal, por edhe rritja e rasteve te prekur nga semundjet e zemres, renditen si shkaktaret kryesore qe shkaktojne kete mbingarkese ne pavijonin e kardiologjise. "Gjate ketyre viteve nuk ka pasur asnje investim te ri per shendetesine dhe sidomos per pavijonin e kardiologjise, i cili gjithmone punon ne kapacitete te plota. Ne kete pavijon ka vetem 90 shtreter, te ndertuar qe nga viti '70, qe jane planifikuar per nje popullsi prej 350 mije banore dhe jo per 1 milion, sa ka shkuar numri aktual ne Tirane", deklaroi dje kryeinfermieri i pavijonit te kardiologjise, Sabri Skenderi. Sipas tij, problem tjeter eshte edhe mungesa e mjekeve specialiste dhe e pajisjeve per kryerjen e ekzaminimeve kardiovaskulare. Ndersa situata behet edhe me problematike me dyndjen e pacienteve te rretheve, te cilet drejtohen ne QSUT per nje sherbim me te specializuar. "Ka raste qe pacienteve u duhet qe te presin edhe 6 muaj per t'u shtruar ne pavijonin tone, nderkohe qe planifikimet nuk mund te behen kurre ne nje periudhe me te afert se kjo", pohon Skenderi. Sipas tij, radha e te semureve per kalimin nga urgjenca ne pavijon behet nga shefi i urgjences dhe mjeket kardiologe. Por shpesh here edhe keta te fundit perballen me situata te veshtira pasi nuk dine se ku te dergojne pacientet e rinj qe paraqiten.
Kardiokirurgjia, 25 operacione pas plagosjes se Refatllarit
Rreth 25 operacione jane kryer ne pavijonin e kardiokirurgjise pas plagosjes se mjekut Ali Refatllari. Sipas Drejtorise se Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", pavaresisht largimit per nje kohe te shkurter nga ky pavijon, perseri vazhdojne te kryhen operacionet rregullisht. "Pas plagosjes se profesor Refatllarit, operacionet ne kete sherbim kane vazhduar po njesoj, pa asnje nderprerje, pervecse dites kur ndodhi incidenti tragjik", ka pohuar zedhenesi i shtypit per QSUT-ne, Alvi Bajrmaj. Sipas tij, qe nga data 16 prill 2008 deri me sot ne kete sherbim jane kryer 25 operacione, pra dy deri ne tri operacione ne dite. Plagosja e mjekut Refatllari nuk ka ndikuar ne uljen e numrit te operacioneve apo pezullimin e plote te tyre, pervecse gjate dy diteve te hena kur mjeket kane protestuar dhe kane pezulluar punen per nje ore. Kjo greve eshte zhvilluar pas incidentit te ndodhur ne pavijonin e kardiokirurgjise kur i afermi i nje pacienti ka plagosur mjekun Ali Refatllari, pasi ky i fundit kishte kryer nje operacion. Nga kjo nderhyrje kirurgjikale kishte humbur jeten i afermi i autorit, i cili kreu edhe plagosjen e Refatllarit.
Pacientet e rretheve shkelin sistemin e referimit
Pacientet e rretheve vazhdojne te dynden dyerve te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" edhe per nje vizite te thjeshte, megjithese nje muaj me pare ministri i Shendetesise urdheroi qe keto vizita te ndalohen. Sipas tij, ekzaminime dhe trajtime ne QSUT duhet te marrin vetem rastet e renda dhe urgjencat te cilat vijne nga rrethet me rekomandime te mjekeve. Po keshtu edhe ata paciente, te cilet nuk mund te marrin nje ekzaminim i cili mungon ne spitalet rajonale apo ata te rretheve. Nderkohe qe mjeket e QSUT-se pohojne se kane nje mbingarkese te pavijoneve me te shtruar nga rrethet, te cilet nuk zbatojne sistemin e referimit. Urgjenca e kardiologjise eshte nje nga sherbimet ku te semuret drejtohen me shpesh pa asnje dokument, per te kerkuar ndihmen e shpejte. Por, shpesh here ndodh qe edhe shefat e spitaleve te rretheve nuk e zbatojne sistemin e referimit te pacientit. Sipas mjekeve te urgjences se kardiologjise, pacientet perplasen dyerve te QSUT-se edhe thjesht per te bere nje vizite te mjeku specialist. Pacientet nga Lezha dhe Fieri, por edhe nga Durresi, Lushnja, Librazhdi apo Korca jane ata qe kerkojne me shpesh ndihme ne kete urgjence edhe pse mund te kurohen ne spitalet e rretheve.
Kirurget harxhojne medikamentin e 500 operacioneve
Rreth 500 ampula protamine jane kerkuar nga sherbimi i kardiokirurgjise per nje periudhe njevjecare, por kjo sasi eshte harxhuar vetem brenda dy muajve. Sipas te dhenave nga Drejtoria e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza", kjo sasi protamine, medikament qe sherben per nderhyrjet kirurgjikale ne zemer, ka ardhur me 16 janar dhe ka perfunduar ne fund te muajit te kaluar. "Sipas shkreses me nr. 171, date 16/01/2008, nga ky sherbim eshte kerkuar nje sasi prej 500 ampula protamine 10 ml, qe do te nevojitej per rreth 500 operacione gjate gjithe vitit. Sasia e kerkuar dhe e planifikuar per te gjithe vitin nga shefi i sherbimit, prof. Ali Refatllari, ka ardhur ne spital dhe eshte harxhuar per nje periudhe dymujore nga kirurget, megjithate serish pritet qe te vije nje sasi tjeter protamine", thuhet ne nje prej shkresave te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza". Ky fakt ve edhe nje here ne dukje numrin e madh te operacioneve qe kryhen ne sherbimin e kardiokirurgjise, por edhe mungesen e nje sere barnave apo materialeve te tjera mjekesore. Kane qene vete shefat e sherbimeve, te cilet kane pohuar kete fakt gjate ketyre javeve te fundit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Skandali i vajit, ja kur hyri ne Shqiperi
- Arkitektura, c'do te permbaje konkursi
- Gjuhet e huaja, provim per fituesit
- Talasemia, 80 paciente te rinj ne 3 vjet
- Vajza me talasemi, 3 muaj pa analiza
- Formulari A2, shtohet numri i degeve
- Llogaritjet, si te fitoni universitetin
- SIDA, analiza me detyrim per ciftet e reja
- "Onkologjiku, nuk perballohet fluksi, te shtohen spitalet"
- Korrupsioni, 13% me shume se ne 2006
- Dy faza per regjistrimin ne universitet
- Urbanet, ja cmimet e reja te transportit
- ZMK: Urbanet, ja si po vidhen qytetaret
- Deshton protesta, terhiqen mjeket
- Analizat, 4 qytete pine uje te ndotur
|
|