Cana flet per trajnerin Gerets: Humor dhe autoritet
E Premte, 02 Maj 2008
Me 27 shtator te vitit te kaluar, Erik Gerets u emerua ne krye te bankines se Olimpikut te Marsejes. Atehere pas shtate javesh kampionat, Marseja ishte ne vendin e 17-te ne Ligen e pare franceze. Shtate muaj me pas, djemte e Gerets ndodhen ne vend te trete ne Ligen 1 dhe kane te gjitha shanset per te qene ne kualifikueset e Liges se Kampioneve, per te dytin sezon rresht. Kapiteni i Marsejes, Lorik Cana, qe tregon edhe detaje dhe zbulon disa nga sekretet e trajnerit. "Mund te qeshim me te, ka humor, por ne te njejten kohe ai ka nje autoritet te madh. Te gjithe kane nje respekt te jashtezakonshem per te". "Te gjithe e pranojne kete me lehtesi", thote Cana. "Gerets eshte legjitim. Eshte nje trajneri i mirenjohur evropian, por edhe atij boteror. Gjate shume viteve, ai ka marre eksperience ne kampionate te ndryshme. Eshte nje fitues, por edhe ne e respektojme per ate qe na kerkon".